ÇIFTI GJOKA – VOKOPOLA PO TRONDIT ALBANOLOGJINË.
Përtej promovimit të një libri…
(TRINIA E SHENJTE E GJUHESISE)
Me 20 nëntor 2018, në sallën e Librit të Akademisë së Shkencave u bë promovimi i librit “Historia dhe gjuha e shqiptarëve dhe vllehëve” të Johann Thunmann të përkthyer në shqip nga Albert Gjoka e Frida Vokopola. Dashamirët e të vërtetës për shqipen e shqiptarët kishin tejmbushur sallën, por ra në sy mosmarrja pjesë e Akademikëve, megjithëse aktiviteti ishte në shtëpinë e tyre. Ishte hera e dytë që ky çift përkthyesish promovonin në këtë Akademi përkthime të veprave për gjuhën shqipe. Në promovimin e parë të librit “Gjuha e Shkipëtarëve” të Joseph Ritter von Xylander morën pjesë dhe akademikë e shumë profesorë të gjuhës, por është shprehur mendimi për panevojshmërinë e përkthimit të këtij autori, pasi çfarë ka qenë e vlefshme prej tij na e ka transmetuar prof. Çabej. Mbase kjo mendësi ka çuar në nënvlerësimin prej akademikëve të këtij aktiviteti të mirëpritur prej shqipdashësve që mendojnë ndryshe dhe nuk janë peng i këndvështrimit të Çabejt për gjuhën shqipe.
Opinioni i përgjithshëm ndër shqiptarë është se nuk mund të vihet në diskutim figura e Eqerem Çabejt. Ai cilësohet “vetë shpirti i gjuhës shqipe”. Zyrtarisht i janë dhënë e bërë të gjitha nderet e nderimet. Çmimi më i lartë shkencor që jepet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë mban emrin e tij; busti i tij është vendosur përpara kësaj Akademie; një shkollë e mesme, një universitet si dhe shumë rrugë mbajnë emrin e tij.
Në studimet e tij për gjetjen e prejardhjes së fjalëve të shqipes, Çabej i referohet si burim parësor studimeve të Gustav Meyerit dhe më së shumti veprës e tij kryesore për shqipen : “Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe” (Strasburg, 1891). Mirëpo tash vonë me nismë të Rrethit Gjuhësor të Tiranës dhe me mbështetje financiare private të z. Fuat Haxhiymeri u pagua rrogtarja e shtetit për gjuhën, Prof. Dr. Anila Omari për përkthimin në shqip dhe shtëpia botuese “Çabej” për botimin e Fjalorit të Meyerit (FEGjSh). Shqiplexuesit që e njohin Meyerin përmes citimeve nga Çabej, të etur për veprën e plotë, në shfletimin e parë të Fjalorit hasen me të vërtetën e shënuar nga vetë Meyeri se këtë vepër ja kushton atit të tij shpirtëror Franz Von Miklosich, një slloveni të emëruar në katedrën e filologjisë sllave në Universitetin e Vjenës, që u bë dhe anëtar i Akademisë së Vjenës. Miklošiči kishte futë nën sqetull edhe shqipen dhe këndvështrimi i tij sllav për shqipen ka qenë baza ku është mbështetur Meyeri.
Llogjika e thjeshtë na çon në përfundimin se përsa i takon dijes për gjuhën shqipe: ATI është Miklosich, BIRI është Meyer dhe SHPIRTI është Çabej. Kjo është “TRINIA e SHENJTË e GJUHËS SHQIPE” dhe të tjerët që janë marrë me shqipen janë “shenjtorë”. Kjo është bindja akademike e albanologjisë sonë zyrtare dhe askush nuk mund ta diskutojë. Çdokush që i referohet Petro Zhejit apo të tjerëve që nuk janë bekuar nga Çabej nuk përfillet nga shkenca zyrtare e albanologjisë.
Çabej gjithë jetën u muar me “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, por nuk arriti t’i përfundojë dhe t’i përmbledhë në një Fjalor, pasi ai vdiq në vitin 1980. As kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij nuk e kryen një gjë të tillë derisa në vitin 2017 doli në dritë “Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe” i hartuar nga Akademiku, Prof. Kolec Topalli. Fjalori është miratuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe është vlerësuar me çmimin “Çabej” nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në prill 2018.
Fjalori i Topallit është vazhdimësi ose më mirë të themi përmbledhësi apo kodifikuesi i punës së Çabejt. Mbështetur kryesisht tek Meyer e tek Çabej, Topalli thotë se fjala “skelë” me kuptimin “mol, port, vend zbarkimi, etj.” është fjalë e mbarë gjuhës shqipe e huazuar nga turqishtja iskelè me burim prej latinishtes scala. Një rrugë e pabesueshme e fjalës që e paskan marrë turqit prej latinëve; e paskan përpunuar dhe pas 1000 e kusur vjetësh jua paskan dhënë shqiptarëve që i ndante deti me latinët. Asnjëlloj dokumenti e asnjëlloj argumenti nuk e provon këtë pohim apriori të rrugëtimit të kësaj fjale. Që të provojmë të kundërtën e asaj çka thonë albanologët duhen dokumenta dhe megjithëse kemi pak ose mund të themi jashtëzakonisht pak; ato që kemi, po provojmë t’i lexojmë “shqip”.
Në vitin 1479, turqit e morën Shkodrën prej venedikasve që në atë kohë ishin “Zot të detit”. Pas 6 vjetësh regjistrohet popullsia e Shkodrës nga pushtuesit e rinj. “Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485” për vetë Shkodrën shënon 26 shtëpi të bashkësisë së myslimanëve dhe “Të krishterët e vetë Pazarit të Shkodrës, së bashku me peshkatarët” janë 23 shtëpi (shënuar gabim numrin 33). Në listë nuk ka emra myslimanësh kështu që peshkatarët janë vendas të krishterë. Pra pushtuesit i gjetën vendasit pjesë e pazarit të Shkodrës dhe peshkatarë. Po të ishin peshkatarët të fesë islame nuk mund të vërtetonim nëse janë vendas të islamizuar apo jovendas që kanë ardhë me pushtuesit. Përderisa janë vendas, do të thotë se peshkatarët i kanë pasë vetë mjetet e peshkimit dhe kanë pasë gjuhën e vet me fjalët emërtuese për çfarë përfshin zanati i peshkimit. Mund të pretendohet se ka ndikuar gjuha e venecianëve që ishte gjuhë e zyrave në Shkodër, Drisht e më gjërë ose gjuha e përditshme vulgare veneciane në gjuhën specifike të peshkatarëve, por turqishtja kurrsesi jo. Turqit i gjetën shkodranët në ujë e kalanë e Shkodrës pothuaj të rrethuar nga uji ashtu siç kishte qenë për mijëra e mijëra vjet e ashtu sikurse është edhe sot e kësaj dite. Në rrëzë të kalasë e në breg të Bunës, në Pazarin e Vjetër të Shkodrës derisa u mbyll në shekullin që lamë pas ishte “Sqelja e Peshkut” (sipas shqiptimit vendas), ku peshkatarët lidhnin lundrat e shkarkonin peshkun që e shisnin aty. Shumë e vështirë të besohet se lundërtarët e Shkodrës që i binin kryq e tërthor Adriatikut e mbarë Mesdheut që në kohën e Ilirisë paskan pritur që t’jua mësonte turku fjalën skelë, por meqë kështu thonë albanologët duhet ta pranojnë shqiptarët; anipse “në veprën e Buzukut (1555) ka aq pak turqizma sa nuk ndikojnë në shqipen e kohës” thotë vetë Çabej. Pas 76 vjetësh nga pushtimi turk nuk kemi turqizma në gjuhën e shkodranëve, ndërsa fill pas 6 vjetësh turqit u paskan mësuar shkodranëve fjalët për mjeshtritë e veta të trashëguara brez pas brezi!? Përse vallë duhet të pranojmë hamendjet e të huajve që nuk mbështeten në asnjë lloj argumenti? Besoj se mjafton regjistri i dëshmisë për vendasit peshkatarë që ndërruan pushtues (venedikasit u larguan dhe bashkë me ta edhe shumë e shumë shkodranë). Po kryevepra e Buzukut me shqipen e papërzier me turqisht a nuk dëshmon se nuk i pritën pushtuesit osmanë me lule e me veshët hapët për të mësuar gjuhën e tyre!? Akademikët tanë e kanë vulosur për shkencë huazimin e fjalës skelë duke u mbështetur në hamendësimet e të huajve.
Emrin tjetër barkë për “mjetin e vogël të lundrimit për transport njerëzish e mallrash” Topalli e shënon fjalë të re të shqipes që shkodranët e kanë huazuar nga italishtja e re barca, por me origjinë nga greqishtja. Në Vlorë, ku gjithashtu kemi vendemrin Skelë, këtij mjeti i thonë varkë, me burim prej greqishtes së re βάρκα shënon Topalli.
Nuk ka pikë faji Topalli se kështu thotë “Trinia e Shenjtë” e gjuhës shqipe. Sipas Trinisë e shenjtorëve të tjerë, shqiptarët na paskan jetuar s’dihet se ku në male dhe “shyqyr” që erdhën turqit dhe ju treguan se ka edhe det e mjete lundrimi. Fjalët për detin e detarinë, shqipja nuk i ka të vetat thotë gjuhësia zyrtare e kodifikuar tek Fjalori i Topallit. Vlonjatët e shkodranët kurrë nuk e paskan parë e dëgjuar njeri tjetrin. Sipas gjuhëtarëve vlonjatët nuk kishin lidhje me italianët!
***
Botimi në shqip prej çiftit Albert Gjoka e Frida Vokopola të veprave të J. Ritter von Xylander “Gjuha e Albanëve ose Shkipëtarëve”, Frankfurt am Main, 1835 dhe të Johann Thunmann “Historia dhe gjuha e shqiptarëve dhe vllehëve”, Leipzig 1774, hap dyer e dritare për mbarë shqiptarët që të shohin se çfarë është thënë nga të lashtët e të mëvonshmit për pellazgët, ilirët e shqiptarët dhe për gjuhën e tyre.
Në shënimet në fund të librit të Thunmann citohet Enciklopedia gjermane e viteve 1880-90 ku shkruhet: “Shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër, ku tashmë është e sigurtë, pa asnjë dyshim, që janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Pellazgëve të vjetër”. Sipas Plinit Plak “dardano-trojanët” formuan Albalongën dhe të gjithë fiset e Albalongës i quan albanë, mes të cilëve edhe latinët, etruskët, sabinët, etj. Albanët në Iliri i quan të njëjtë me të Albalongës. Dëshmia e njësimit të vonë, ilir = alban, sillet nga Georg Pachymer (1242 – 1310), pasi albanët që nisën të jetonin të pavarur nga perandoria ai i quan ilirë. Në krejt prefekturën Ilirikum të Perandorisë Romake që shtrihej nga deti Jon deri në detin Egje kishte albanë, por gjithashtu dokumentat vertetojnë se në këto territore kishte dhe trako rumunë (vllahë) që
grekët deri në shek. 11 nuk i dallonin si popull më vete, por i quanin me një emër me albanët: alvanë.
(b => v; alban => alvan).
Xylander përbashkon me albanët e vllahët edhe gjuhën e bullgarëve në një idiomë të përbashkët të
banorëve më të lashtë të vendit, e cila shfaqet më e fortë dhe më e pastër në gjuhën shqipe.
Gjuha e popujve që i konsiderojnë pellazgë, maqedonas, albanë apo ilirë (që sipas Plinit arrinin në 150)
janë të të njejtit trung dhe sipas Strabonit në atë kohë flisnin të njejtën gjuhë.
Duke theksuar çfarë shkruan në librin e tij Thunmann dhe citimeve prej Xylander, Kramer, Malte-Brun,
Adelung, Hofrath v. Arndt etj, përkthyesit nxjerrin në pah një gjë të mohuar deri më sot nga albanologjia
zyrtare: shqiptarët janë pasardhësit e drejpërdrejtë të pellazgo – iliro – albanëve. Gjuha e tyre
konsiderohet si më e lashta dhe ngjashmëshmëria e aq shumë fjalëve të shqipes me ato baske tregon se
ndoshta banorët e lashtë të maleve të Epirit kanë qenë vetëm një dhe i njëjti popull i lashtë. (sqarojmë
se teoria e gjuhëve indoevropiane (IE) nuk e njeh si IE gjuhën baske, ndërsa për shqipen pranon se është
gjuhë e veçantë IE)
Këto përfundime të shënuara qartazi në libër duhet të kenë qenë arësyeja e vërtetë e mosardhjes të
Akademikëve dhe profesorëve të albanologjisë në promovimin e librit.
Me keqardhje duhet të themi se mbase akademikët tanë pajtohen plotësisht me këndvështrimin e
Meyerit për albanët. Meyer patjetër e dinte se Ptolemeu në shekullin e 2-të shënoi Albanoi e
Albanopolis bash në zonën ku sot është kryqendra shqiptare. Në atë kohë sllavët e jugut ishin përtej
Uraleve, por i ashtuquajturi “Zot i shqipes”, Meyeri, që na paska gjetë origjinën e fjalëve të shqipes thotë
se shqiptimi albëri për arbëri është një metatezë sipas ligjit fonetik të sllavishtes. (fq.50 e FEGjSh). Meyer
në Fjalorin e tij, jo vetëm që nuk e përmend kund fjalën alban si përcaktuese fisi, populli a kombi, por
alban (allban) e shënon si shqiptim ndër gegë të nallban “mbathtar”. Ja se me çfarë gjyslyku sllav i
shihte ai shqipen e shqiptarët. “Lum” ne për këtë përfundim “shkencor” ku del se gjuha e Ptolemeut të
Aleksandrisë (v 100- 170) paska qenë e ndikuar nga sllavët!!! Syzet terratohen krejt në Fjalorin e Topallit
prej ku po citojmë: ”Madje disa gjuhëtarë (Meyer, Skok) me këtë kanë lidhur edhe emrin etnik lab e
vendin Labëri nga alb e albëri me metatezë të lëngëzoreve sipas ligjeve fonetike të sllavishtes”.
(fq.113)!!!???
Fjalori i Topallit është qëndrimi zyrtar ndaj origjinës së fjalëve të shqipes. Kur që në hyrje të fjalorit
pranohet se shumica e fjalëve të shqipes janë të huazura, natyrisht që akademitë shqiptare nuk
mirëpresin promovime të librave me pohime se shqipja është më e lashta gjuhë. Profesorët e gjuhësisë
shqiptare njohin vetëm “Trininë e Shenjtë” dhe nuk tolerojnë asnjë devijim prej saj.
***
Promovimin e librit e ndoqi dhe shumerologu i vetëm shqiptar z. Anastas Shuke që e sheh dhe
sumerishten të lidhur me shqipen. Në kundërshti me albanologët tanë, ndërkombëtarët e dëgjojnë me
vëmendje në kongreset e tyre. Ai ka përkthyer në shqip librin “Planeti i 12” të Zecharia Sitchin që
mbështetet tek shkrimet në pllakat shumere. Në këto pllaka gjeti të shkruara legjendat Biblike (para
Biblës), ndaj autori Sitchin e përcaktoi Biblën si libër historiko-shoqëror, gjë që Vatikani nuk e
kundërshtoi. Përkundrazi në kohën e sotme Vatikani ka pranuar zyrtarisht se mund të ketë jetë në
sisteme të tjera diellore në Univers. Kujtojmë se inkuizicioni i tmerrshëm e dogji të gjallë Xhordano
Brunon pikërisht se nuk hoqi dorë nga pohimi i tij se ka jetë në trupa të tjerë qiellorë; kujtojmë
gjithashtu se koncilet e shenjta kanë riformuluar pjesë të biblës. Shihet qartë që “kështjella” e fesë
kristiane jeton me kohën.
Po si mundet që Albanologët tanë të mos pranojnë t’i lëvizet presja “Biblës” së tyre? Si mundet që ta
quajnë heretik këdo që pohon diçka ndryshe nga çka thënë “Trinia e Shenjtë” e tyre? Si mundet që ta
kenë shndërruar në fe shkencën e gjuhësisë shqiptare? Si mundet që profesorët e gjuhës shqipe e
quajnë veten thjesht predikues të fjalës së Çabejt?
E pra, para Çabejt, Mejerit e Mikloshiçit, kanë shkruar Thunmann e të tjerë duke i mëshuar faktit që
shqipja është një ndër gjuhët më të lashta që nuk e ka pjellë asnjë gjuhë tjetër.
I njëkohshëm me Meyerin ishte De Rada ynë, që askush s’mundi ta kundërshtojë në Kongresin
Ndërkombëtar të Popujve të Lindjes, (Romë 1889), ku argumentoi se Gjuha shqipe është superiore ndaj
çdo gjuhe klasike pasi është e përbërë nga fjalë njërrokëshe. Meyer mbante korespondencë me De
Radën, por kurrë nuk e përqafoi platformën e tij për gjuhën rrokjore e fuqinë e zanoreve në ndrimin e
tonaliteteve, përkundrazi e luftoi këtë platformë me vetëdije të plotë derisa e humbi mendjen dhe e
mbyllën në çmendinë ku dha shpirt i braktisur. Mbase ishte ndëshkim nga Zoti për krimin e madh ndaj
gjuhës shqipe që i njohu veç 400 fjalë të sajat të trashëguara që lidhen me rrënjë të supozuara të një
gjuhe të supozuar paraindoevropiane (PIE)
Thuhet se Kongresi i Berlinit (1878) qe ogurzi për shqiptarët pasi kancelaritë që vendosën coptimin e
trojeve shqiptare kishin në tavolinat e tyre relacionin antishqiptar për mosekzistencën si etni apo komb
të shqiptarëve, prej se gjuha shqipe ishte e huazuar nga fqinjët në mbi 92% të fjalëve të saj. Fakti që
gjuha shqipe zyrtarisht nuk njihej as nga perandoria osmane e mbështeste pohimin e tyre. Për Fuqitë e
Mëdha juridikisht e shkencërisht ishim popull pa identitet. Otto Bismarku e cilësoi Shqipërinë “shprehje
gjeografike” në bazë të “përfundimeve shkencore” të atyre që në Shqipëri vazhdojnë të quhen “zotat e
shqipes”. Në një farë mënyre Bismarku e Kongresi “i kanë duart e lara” si Ponç Pilati.
***
Pohimet e Thunman për lashtësinë e shqiptarëve e të gjuhës shqipe vërtetohen dhe nga thërmijat
gjuhësore të ruajtura deri më sot, por që duhen lexuar vetëm sipas platformës De Rada.
Tekstualisht Thunman shënon: …Skodrët (labeatët)…(fq 106 e botimit shqip). Pra skodrët dhe labeatët
janë i njejti popull dhe mrekullisht monedhat e lashta ilire e vërtetojnë këtë pohim të Thunmanit.
Labeatët janë në krejt brigjet e liqenit të Shkodrës që për lidhje mes veti e kryeskelës së tyre në Shkodër
përdornin vetëm njetet lundruese, (gjë që vazhdoi deri më 1948, kur u mbyll kufiri me ish Jugollavinë).
Në monedhën e tyre (gjetur më 1971) është një anije ilire me rremtarë dhe përmbi e nën anijen e
monedhës lexohet mbishkrimi “LABIATAN”. Monedha mban portretin e mbretit të fundit ilir Gent, që
sundoi nga viti 181 deri në vitin 168 p.e.s dhe kuptohet se është prerë në kryeqendrën e tij në Shkodër.
Në monedhë paraqiten mbreti dhe krenaria e mbretërisë së tij, një anije në lundrim. Pra labeatët janë
lundërtarë.
Në monedhën tjetër ilire më të hershme, të prerë në të njejtin vend paraqitet i njejti tip anije ku
lexohet “ΣΚΟΔΡΙNΩΝ” (SKODRINON). Në mbishkrimet LABIATAN e SKODRINON, pjesët e fundit të
fjalëve AN dhe ON cilësohen mbaresa nga studiuesit dhe si fjalë bazë të shkruara marrin LABIAT dhe
SKODRIN. Emri i parë shënon emrin e fisit LABEAT dhe patjetër dhe emri i dytë shënon emrin e fisit
SKODRIN. Po çfarë janë skodrët (skodrinët)? Përderisa kanë simbol të njejtën anije, patjetër që janë
lundërtarë. E vërteta gjendet tek fjala e mbishkruar në monedhë. Leximin e fjalës SKODRIN e bëjmë
duke e ndarë në rrokje sipas platformës De Rada:
SKODRIN = SKO + DRIN.
Të dyja këto rrokje kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Çabej pranonte se drin ishte emër i
përgjithshëm për rrjedhat e ujit në Iliri dhe mrekullisht nga zadrimorët është ruajtur trashëgim veshja
ilire së bashku me gjuhën e lashtë të tyre. Në të folmen e përditshme zadrimore nuk përdoret emri i
përgjthshëm lum’, por drin: psh. drini i Bunës, drini i Giadrit etj. Rrokja sko e fjalës SKODRIN ka
shqiptimin e sotëm (shko) dhe nga gjuhësia krahasuese nuk përbashkohet me asnjë gjuhë tjetër duke e
pranuar si fjalë të shqipes dhe vetëm të shqipes. Leximi shqip i të dy rrokjeve jep kuptimin e mbishkrimit
shko drin. Figura saktësisht paraqet një mjet në ujë dhe një gjallesë ujore e asgjë tjetër. Nuk ka as
kodër e as kala, as shtëpi e as kasolle, as pemë e as bar, por vetëm mjetin që shkon në ujrat e liqenit të
labeatëve, detit Adriatik e lumit të lundrueshëm që lidh mes veti detin e liqenin. Emri SKODRIN
lexohet ashtu siç është shkruar me kuptimin që shkon në drin dhe shënon fisin e lundërtarëve të liqenit,
lumit e detit. SKODRIN shënon mjetin që shkon në drin, që shkon në ujë.
Skodrët (skodrinët) janë ata që shkojnë në drin. Lundrimi në det i skodrinëve përfshihet brenda
emërtimit të detit ADRIATIK, emrin e të cilit e lidhin me vendbanimin etrusk Adria, pasi në lashtësi emri i
këtij deti gjendet i shënuar dhe shkurt Adria. Studjuesit e gjejnë origjinën e emrit adria tek ilirishtja me
kuptimin ujë, det, pavarësisht se nuk njohin platformën rrokjore të zbërthimit të kësaj fjale ku a është
folja pohuese asht (=është) dhe dri është shënues i ujrave: ADRI= A + DRI. Në emërtimin më gjatë
A+DRI+ATI+Kum. shohim se kemi të njejtën tipologji fjalëformuese me LABIAT = LA + BI + AT duke
dëshmuar për gjuhën e përbashkët iliro-etruske. -K- në fund të Adriatik nuk është mbaresë, por në
bashkëtingëllim me zanore është rrokjefjala që shënon pronësi, që ka, (që këtu ka ujë në këtë rast)
Shqiptimi i sotëm SHKODRAN për banorët e ultësirës ujëshume të Shkodrës nuk ka dallim prej SKODRIN
pasi është e njëjta fjalë me tonalitet tjetër shqiptimi duke ruajtur të pandryshuar kuptimin fillestar: ai që
shkon në ujë; përdorues i mjeteve të lundrimit, lundrues, lundërtar.
Thunman ka plotësisht të drejtë: skodrët janë fisi që shkojnë në dri. Labeatët e skodrët janë i njejti fis,
janë ata që shkojnë në dri, apo lëvizin në dri. Interpretimi i mbishkrimit SKODRIN se është vendi ku
shkon drini nuk përputhet me figurën se nuk paraqet ujin që shkon, por mjetin lundrues që shkon në dri.
Mjeti lundrues nuk ka të hedhur spirancën dhe nuk është i lidhur në skelë, pra është i lirë në ujë. Më e
mundëshmja është që mjeti lundrues ndodhet në gjueti peshku pasi nën te paraqitet një ngjalë.
Prej çfarëdolloj studjuesi i çfarëdolloj niveli qoftë gjithëpranohet se mbishkrimi SKODRIN është dëshmia
e parë që merret si emërtuese vendore e SHKODRës. Interpretimi se toponimi SHKODRA, si bazë
fjalëformuese ka fjalën KODRA është nuk është bindës.Të gjitha kalatë përreth Shkodrës janë në kodra,
kështuqë nuk është një gjë e veçantë për vendndodhjen e kalasë së lundërtarëve; përkundrazi askush
nuk përdor fjalët përcaktuese “kodra e kalasë” për vendin ku është kalaja, por “shkambi i kalasë”
Në monedha paraqitej një ndër simbolet e vendit monedhaprerës dhe për ilirët e Gentit e Teutës ishte
mjeti që shkon në ujë, pasi zotëronin një flotë të fuqishme në Mesdhe.
Dëshmia e pakundërshtueshme se fjala sko (shko), që shënon veprimin me shku, shkoj, ruhet edhe sot e
kësaj dite vetëm në gjuhën e vendasve shqipfolës dhe se Drini me të njejtin emër aty është edhe sot e
kësaj dite tregon se shkodranët e sotëm janë vazhduesit e drejtëpërdrejtë të monedhashkruesve të
lashtë ilirë, pasi ruajnë të pastra të dyja fjalët përbërëse të fjalës SKODRIN
***
Në mbishkrimin SKODRINON kemi një emër të lashtë të përgjithshëm për lumenjtë. Patjetër që edhe në
mbishkrimin LABIATAN duhet të ketë një emër të përgjithshëm për lumenjtë. Provojmë nëse shënohet
nga dy rrokjet e para: LABI. Në trojet shqiptare ruhet hidronimi “lumi Llap”, që buron nga malet e
Albanikut dhe pasi bashkohet me Sitnicën derdhet në Ibër. Një udhëpërshkrues i shekullit të XVII shënon
se lumi quhej Lab dhe se mbarë rajoni quhej Albani. Dëshmia tjetër është lumi Elba që i ka burimet në
Çeki. Prej vendasve çekë në rajonin e burimit edhe sot e kësaj dite ruhet shqiptimi zanafillor i vjetër për
emrin e këtij lumi: “Labe”. Gjuhëtarët pranojnë se Elba e Labe është e njëjta fjalë me ndërrim të
vendeve të tingujve. Shqiptimi ndryshe nuk është mekanik, por patjetër të dyja fjalët që emërtojnë të
njejtën rrjedhe uji kanë të njejtin kuptim që e mbartin rrokjet e fjalëve. Sipas platformës De Rada fjala
labe ndahet në rrokje me kuptim në gjuhën shqipe.
LABE = LA + BE.
Fjalërrokja e parë la shënon lartësinë, ndërsa fjalërrokja e dytë be shënon veprimin që bie. Kjo është e
vërteta për ujrat, ato vazhdimisht bien prej lart. Edhe ujrat e liqenit të labeatëve vazhdimisht rrjedhin e
derdhen në det nëpërmjet Bunës. Pra fakti është se uji i liqenit të Shkodrës bie në det. Liqeni quhej me
emrin LABIat se nuk është i mbyllur. Ai furnizohet nga rrjedha të përhershme e të përkohshme, por dhe
grykëdalja e tij e vetme furnizon një lumë. Përfundimisht lab shënon rrjedhë uji, ose vend të pjerrët që
do të thotë se ujrat bien.
Bash Ptolemeu e shënoi lumin Albis dhe bash Vladimir Orel që ka bërë edhe ai Fjalor Etimologjik të
Shqipes na tregon për origjinën e emrit të lumit Elba. Në Doracakun e tij të Etimologjisë Gjermane.
(Leiden, Holanda: Brill, 2003), së pari vërteton se emri në latinisht Albis nuk është asgjë më shumë se
versioni në gjermanisht i fjalës albiz që do të thotë "lumi" ose "shtrati i lumit". Orel sjell shembujt
krahasues nga gjuhët gjermanike me shqiptimet elv e elf që emërtojnë lumin dhe nuk mund të
kundërshtohet që emërtimi Elba (Albi) është emër i përgjithshëm për rrjedhat e ujit.
Rrjedha burimore më e rëndësishmja e Elbës emërtohet Labi Bílé (Elba e Bardhë). Metoda analizuese e
gjuhës rrokjore na detyron të pranojmë se të dyja fjalët që përbëhen nga dy rrokje të njejta shënojnë të
njejtin veprim. (labi = prej la bie; bílé = bie prej la) Nuk kemi metatezë, por krijimi i dy fjalëve me të
njëjtat njisi kuptimore me tonalitete të ndryshme është bërë për të vënë në dukje të veçantat
emërtuese. Fjala LABI shënon ujin që bie prej la, por ama edhe BILE, përcaktuese e të bardhës, shënon
dritën që bie prej la. Shqiptimi lé përkon me shqipen që shënon veprimin me le (me lind), që kryhet nga
drita e diellit: leu drita, leu dielli. Shtojmë dhe krahasimin në shqip: “bardh si drita” dhe përfundimisht la
e le shënojnë të lartën prej nga bie uji e drita. Rrjedha e Elbes quhet e bardhë prej faktit që bie prej
lartësive shkallë-shkallë duke krijuar ujvara ku më larta është 60 metra. Në të gjithë rrjedhën uji është i
bardhë prej shkumës që krijohet. Eshtë shpejtësia e madhe lëvizjes në rënie e ujit që krijon shkumën
dhe janë njisitë kuptimore të shqipes që kanë krijuar këtë fjalë: shkuma = shku + ma = që shkon ma
shumë, që lëviz më shpejt. Topalli e shënon fjalën shkuma të huazuar nga një dialekt i italishtes
“scumma” por ndonëse u referohet “zotave e shenjtorëve” të shqipes, asnjeri prej tyre nuk ka arritë të
na shpjegojë si lindi në italisht fjala schiumma. E bardha, si fjalë e lindur nga krahasimi me shkumën e
ujit shënohet në anglisht vvhite, për të cilën gjuhësia krahasuese shpik rrënjë paragjermanike dhe e
përbashkon deri me sansktitishten, por etimologët nuk shohin se burimi i asaj fjale është shqipja me
gjininë asnjanëse të ruajtur deri më sot në të folmen e zakonshe në shumë krahina ku flitet shqip: ujët,
ujti. (anglisht vvater përbashkohet me vvhite jo vetëm fonetikisht, por dhe nga ana kuptimore pasi të
bardhë, të pastër, të tejdukshëm janë vetëm uji e drita)
Fjala që shënon të bardhën në gjuhët sllave merr tonalitete të ndryshme shqiptimore: çekisht bílá që e
analizuam me kuptimin që bie prej la; në polonisht shqiptohet biel dhe kemi qartësisht kuptimin që bie
prej yllit. Në sllovenisht shqiptimi : bel, bela përbashkohet me italishten bella, që shënon të bukurën
dhe është përsëri shqipja që me krahasimin “E bukur si drita” shpjegon origjinën e kësaj fjale në italisht e
gjuhë të tjera.bella = b + ella = bi ell = bie prej yllit = dritë.
Ptolemeu e shënoi emrin e lumit Albis (sot Elbe, Elba), por në atë kohë të gjithë ja dinin kuptimin: lumë
që bie nga malet e larta, lumë me shkumë, lumë i bardhë. Përbashkimi i të bardhës me rrjedhën e ujit
(albis) dhe njikohësisht me dritën vërehet tek emërtimi në rumanisht alb, albă = i bardhë, e bardhë dhe
në latinisht album = bardhësi, e bardha; albus = i bardhë, i kthjellët, i ndritshëm, i shkëlqyeshëm.
Renditja e fjalëve që shënojnë të bardhën në disa gjuhë të ndryshme na dha përfundimin biel =alb.
Platforma De Dada, një ndër pikat kryesore ka fuqinë e ndrimit të tonalitetit të rrokjeveve prej
zanoreve. Kuptohet që pesha kuptimore e fjalës mbartet nga bashkëtingëlloret. Nëse heqim zanoret,
barazimi (biel =alb) = (bi + el) = (al + bi) merr formën bazë (b+ l) = (l + b). Kjo është fuqia e operatorëve
të lirë siç i emërton Petro Zheji. Në shqip al = la, el = le, il = li etj. janë të barasvlershe se shënojnë të
njejtin objekt; pikërisht yllin që është lart. Të gjithë peshën kuptimore e mban bashkëtingëllorja –. Kur
cilado zanore është para kësaj bashkëtingëlloreje është fjala yll; kur cilado zanore është pas kësaj
bashkëtingëlloreje është fjala la (lart, i larti, dielli). Ja përse emri i lumit Elba quhet edhe Labe. Edhe sot
e kësaj dite shqipja e shpreh mendimin me fjali të thjeshta duke vendosur të parën cilëndo pjesë të
ligjëratës.
Alb shënon të bardhën, por e vërteta është se drita e bardhë shënohet nga al, që shënon yllin (al=el=il
=yl= ol=ul) ndërsa -b- shënon veprimin që bardhësia bie prej yllit. Emri etnik për ne është alban, ama
nuk shënon faktin se ne jemi të bardhë, pasi raca e bardhë përfshin shumë e shumë kombe, por se ne
jemi racë qiellore, racë e dritës, racë e zjarrit. Sipas mitologjisë pellazgu është njeriu i parë. Homeri i
quan pellazgët hyjnorë, të zbritur nga qielli. Argumentat e historianëve që besojnë se ilirët ishin
trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve janë të shumtë, por le ta analizojmë nga ana gjuhore emërtimin
ILIRI për vendin ku banuan vazhduesit e pellazgëve. ILIRI = ILI + RI = vendi ku rrinë ilët, yllorët. Kujtojmë
se mbreti i parë i ilirëve quhej IL (YLL). Edhe emri tjetër IPERI = IPE + RI. do të thotë vendi ku rrinë të
epërmit, qiellorët. Fakti që shqiponja quhet IPE flet për dijen se është shpendi që fluturon më lart në
qiell, është e epërmja. Që ilirët janë raca hyjnore e dritës vërtetohet dhe nga grimca tjetër gjuhore e
shkruar në monedhën ilire me pishtar: ΒΑΛΛΑΙΟΥ (e Ballait). BALLAI = B + ALLA = BA + ALLA = ba yll =
ba dritë. Në librin e promovuar citohet Georg Pachymer që barazon ilirët me albanët. Përderisa alba do
të thotë që bie prej yllit a nuk kemi vazhimësinë hyjnore (qiellore, yllore) pellazgo-iliro- epirote-albane.
Emrat që shënon Ptolemeu, Albanoi e Albanopolis patjetër që shënojnë dritë. Bash aty ku i shënon
Ptolemeu ne kemi edhe sot e kësaj dite një kala të stërlashtë me emrin Petrela. Elemetet fjalëformues
të këtij vendemri dëshmojnë se ka kuptimin guri yll. Petrela është bash në qendrën e rajonit qymyrguror
Durrës-Tiranë. Nuk është ndërtuar kalaja me gurë qymyri, por tregon se ishte kalaja e albanëve që ishin
shfrytëzues të gurëve që ndizeshin dhe fuqinë e lartë kalorifike të tyre e përdornin për shkrirjen e
metaleve. Pra albanët ishin njerëz të dritës dhe patjetër pirustët dhe albanët që shënohen në të njejtin
vend nga autorë të ndryshëm duhet të ishin i njejti fis që dinin sekretin e perëndive për zjarrin e
metalet.(pirust = zjarrtar, metalurg; alban = al ban = yll ban, zjarr ban). Në të njejtin vend ku shënohen
pirustët e albanët, pas tyre shënohen arbanët. ARBAN = AR + BAN nuk do të thotë se ban ara, por ban
ar, prodhon ar. Këtu ishin minierat ku mirfilli nxirrej ar.
Ndonëse studiuesit e kohës së Meyerit dhe vetë Meyeri e dinin se në dokumenta emri arban del më
vonë se alban (e shkruar se në shqiptim janë të njëkohshme), Meyeri në fjalorin e tij shënon se albëri
rrjedh prej arbëri. Duket qartë se Meyeri do të vertetojë se shqiptarët dhe gjuha e tyre janë produkt
sllav. Akademikëve tanë ju kujtojmë se banorët vendas të Romës së sotme emrat për malin Albano e
liqenin Albano i shqiptojnë Arbano. Mos vallë ndikuan sllavët edhe këtu që ti japin emrin Alba Longa
(prej Arba Longa sipas tyre). Akademikët e albanologët tanë le ti marrin me lëng ligjet fonetike të
sllavishtes, por atyre aferim u qoftë që na paskan shpallë se LAB është emri etnik për ne shqiptarët.
Aferim u qoftë që e paskan gjetë se ky emër etnik për ne është krijuar në bazë të ligjeve fonetike të
sllavishtes. Aferim u qoftë se kanë tejkaluar dhe Meyrin që nuk e thotë bash ashtu. Formulimi në Fjalorin
e Topallit me recensues Prof. Dr. Anila Omari dhe Prof. Dr. Seit Mansaku, i miratuar për botim nga
Këshilli Shkencor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike,
vlerësuar nga Akademia e Shkencave me çmimin shkencor “Çabej” është i vlefshëm të shkruhet me
germa të arta në sheshin kryesor të Beogradit ku kanë vendosur PLISIN pellazgo-iliro-shqiptar dhe
patjetër që do të vendosin dhe lahutën shqiptare me kokë dhie e në të ardhmen mbase edhe xhubletën
tonë. Duket se shkenca e albanologjisë ka pasë detyrën që me “Fjalorin Etimologjik të Shqipes” tu
tregojë shqiptarëve se etnia jonë si komb fillon me labët, se këtë emër e krijuan sllavët, se përfundimi
i Meyrit për gjuhën shqipe me veç 8% fjalë të sajat është plotësisht i vërtetë edhe për 40000 fjalë që
përfshihen në FEGjSh të Topallit. Këtu i çoi mushka Akademikët e profesorët e gjuhës që nuk pranojnë
se emërtimi Lab është i njëkohshëm me Labiat dhe i përket asaj kohe kur sllavët ishin prapa Uraleve.
Pavarësisht se Lab e alb përbëhen nga të njejtat njisi kuptimore fjalëformuese dhe kanë të njejtin
kuptim kur shënojnë rrjedhat e ujit, në rastin tonë që shënojnë grupe njerëzish nuk kanë të njëjtin
kuptim: alb (alban) shënon njerëzit që përdorin dritën, zjarrin, ndërsa lab shënon banorët që nuk
banojnë në skela, por që përdorin mjetet e lundrimit.
***
Përbashkësia gjuhore e lashtë është e pambarim në toponime. Fjalëve lab, skelë e drin të hasura rreth
Shkodrës e Avlonës po ju shtojmë dhe një fjalë tjetër emërtuese për rrjedhat e ujit që e ka origjinën prej
veprimit me bu, që bun (me buj, me bujtë) me kuptimin “me lënë një vend e me lëvizë për në një vend
tjetër”. Në ujrat labeate kemi lumin Buna që merr dhe format e shqiptimit Bujana apo Bojana. Në ujrat
labe kemi formën zvogëluese Bunec prej krahasimit me Bunën ujëshume. E njëjta logjikë emërtuese
gjendet në Bosnje. Lumi Buna i gjatë 9 km është degë e lumit Neretna, por vetë Buna merr dhe ujrat e
degës së vet me emrin Bunica. Pavarësisht se rrjedhat ujëpake na dalin në dy gjini Buneci e Bunica, në
fund të fjalës Buna nuk kemi të shtuar një mbaresë por bashkangjitjen e rrokjefjalës ca që në shqipen e
sotme si përemër i pakufishëm apo ndajfolje shënon një sasi të paktë të krahasuar me diçka tjetër apo
të plotën. Sllavët i gjetën këtu lumenjtë me emrat Buna, Bujana, Bunica e Buneci të lindura nga fjala që
shënon veprimin me bu (me bue në të folmen e alpinëve shqiptarë). Zanafilla e bu është po fjalërrokja e
shqipes bi (bie), që shënon veprimin e përhershëm të ujit që bie. Tonaliteti bu, buj, bun shënon të
veçantën e këtyre rrjedhave që buhen nga toka apo nga liqeni dhe nuk janë rrjedha sipërfqësore prej
shkrirjes së dëborës. Prej veprimit me bu kemi dhe fjalëformimet bunar e burim. Përsëri duhet të
theksojmë se në fjalorin zyrtar (FGjSSh) kuptimi i veprimit me bu nuk përfshihet në foljet e shënuara buj
dhe dëboj.
Me emërtimin LABËRI (= LAB + RI, vendi ku rrinë labët) kemi një krahinë që kryeqendër ka pasë e ka
qytetportin Avlona => Vlona => Vlora, ku ruhet vendemri Skela. Vlora me Shkodrën përbashkohen
nëpërmjet emrit Skela, patjetër që dhe labeatët duhet të përbashkohen me labët. Nuk ka asnjë rastësi,
por janë emërtime të gjuhës së lashtë të përbashkët që bëheshin në bazë të karakteristikës kryesore.
Labët e labeatët kishin të përbashkëtën e tyre se jetonin në faqet e maleve që binin thikë në ujra dhe
mjetet e lundrimit ishin mënyra kryesore e transportit. Pra ishin banorët që jetonin la në qendra të
ndryshme banimi dhe binin në ujë për tu lidhur me njëri tjetrin. Emërtimi lab (labiat) përcakton ata që
nuk banojnë në skelë, por më larg brigjeve dhe merren me blegtori apo bujqësi, por janë dhe
lundërtarë.
Përfundimisht është i pakundërshtueshëm barazimi SKODRIN = LABEAT me figurë, me shkrim e me
shqiptim që nga lashtësia deri në ditët e sotme. (emërtimi i njejtë alban për romakët, skocezët,
kaukazianët e shqiptarët përbën një studim më vete që do të publikohet në të ardhmen)
***
Rrokjet me kuptim të fjalëve SKODRINon e LABIatan të formuar para pushtimit romak të Ilirisë dhe në
atë pjesë të saj që askush nuk pretendon se ka qenë ngulmim grek na shtyjnë të ndajmë në rrokje fjalën
skela për të gjetur origjinën e ngjizjes së kësaj fjale nga gjuha rrokjore.
SKELA = SKE + LA = SKO + LA. (SHKO LART).
Rremtarët e barkës labiate apo labe e lidhnin mjetin në atë vend që quhet skelë për me shkelë apo me
shkalë në tokë. Veprimi është me shku la. Kjo është etimologjia e fjalëve skala e skela të lindura prej
ngjizjes së fjalëve njërrokëshe me kuptim vetëm prej gjuhës shqipe. Sinomimi i fjalës skela në Shkodër
shqiptohet molë – mola ndërsa në Vlorë është emër i gjinisë mashkullore mol- moli (italisht molo).
Natyrisht që fjala mol shënon të njejtën gjë si fjala skelë dhe natyrisht që kryhet i njejti veprim nga
lundërtarët që dalin prej ujit me shku la, me shku ma la (më lart).
MOLA = (MO + LA) <= (MA LA)
Skela apo mola (moli) janë më lart se uji. Fjalërrokja e stërlashtë la është e pandryshueshme në kuptim e
në shqiptim në fjalët skala, skela, mola e labe. Në rastin e parë të shënuar nga tri fjalë kemi kryerjen e
veprimit nga njerëzit që janë në mjetet lundruese dhe dalin e shkelin në tokë, shkojnë më lart se ku
janë, ndërsa në rastin e dytë shënojnë ujrat që bien prej la dhe gjithashtu edhe njerëzit që bien prej
tokës la dhe shkasin në ujë, shkojnë në drin, u hipin mjeteve lundruese. Mjerisht gjuhëtarët tanë nuk e
kanë përfshirë në fjalorin zyrtar të gjuhës shqipe (FGjSSh) fjalën e stërlashtë la (= lart, nalt, nelt), që
përdoret edhe sot e kësaj dite në të folmen e zakonshme.
Me çfarë analizuam më lart skela është fjalë e ngjizur e gjuhës rrokjore të lashtë me kuptim prej shqipes
së sotme.
Meyer e përbashkon fjalën skelë me fjalën shkallë me burim prej latinishtes scala, por në analizën
krahasuese që bën Meyer për fjalën skela haset në një përdorim të këtij emërtimi edhe për mjetin
lundrues (traget) në gjuhët serbe e bullgare. Meyer gjithashtu shënon se në bullgarisht skela si port
shqiptohet skelija. Për këtë dukuri, Meyer shkruan në fjalorin e tij (fq 472 bot. shqip) se “skela është një
trajtë e dyfishtë, e kufizuar në gadishullin Ballkanik, ndoshta me piknisje nga ilirishtja”. Sipas Meyerit
serbishtja e bullgarishtja mund të lidheshin me ilirishten dhe nuk sheh kurkund lidhje të shqipes me
ilirishten. Për të parë lidhjen e shqipes me gjuhën e lashtë të përbashkët po citojmë nga FGjSSh
kuptimet e shënuara për fjalën SKELË f.
1. Vend në breg të detit, të liqenit a të lumit, i mbrojtur nga dallgët e stuhitë i ndërtuar e i pajisur për t'u
afruar anijet që të ngarkohen e të shkarkohen; urë e futur në det, në liqen a në lumë, ku afrohen anijet
për t'u ngarkuar e shkarkuar; mol.
2. Qytet në breg të detit a të lumit, që ka vend të posaçëm ku mund të afrohen anijet për t'u ngarkuar e
për t'u shkarkuar; lagje e një qyteti afër bregut ku ngarkohen e shkarkohen anijet; port.
3. ndërt. Armaturë e përkohshme prej trarësh e dërrasash ose prej gypash metalikë të lidhur, që ngrihet
rreth një ndërtese a një ndërtimi tjetër dhe që shërben për të mbajtur punëtorët e materialet, kur
ngrihen ose suvatohen e lyhen muret e larta.
4. Pjesë e ngritur, e ndërtuar me trarë e dërrasa, që shërben si mbështetëse për diçka a për të sharruar
trupat.
5. Lejlek për të nxjerrë ujë nga pusi me një shtagë përmes.
6. Vegël e samarpunuesve për të ndrequr shpatullat e samarit sipas kurrizit të kafshës.
Në pesë emërtimet e para kemi të pakundërshtueshëm argumentin se objektet janë krijuar për të bërë
të mundur që materiali apo malli të shkojë e të qëndrojë lart. Para se të sqarojmë përse një vegël e
samarpunuesve emërtohet skelë, po kryejmë analizën emërtuese sipas pikave që shënohen duke filluar
me mjetin që merr emrin prej krahasimit me lejlekun, por emërtohet edhe skelë. (në Anamal, Shkodër
quhet kalimerë)
– Skela apo lejleku është një mekanizëm i thjeshtë i përdorur që në stërlashtësi për të nxjerrë ujë nga
pusi. Krahasimi me lejlekun nuk bëhet vetëm për formën, por dhe për veprimin e njëjtë; lejleku shpend
fut sqepin në ujë, merr peshk dhe e ngre kokën lart; lejleku skelë i përgatitur dhe i përdorur nga njeriu
fut kovën në ujë e mbush dhe e çon lart në tokë ku zbrazet. Ky mekanizëm është zbatim praktik i
funksionit të levës dhe forcës së rëndesës. Në njërën anë lidhet litari që mban enën e ujit, ndërsa në
anën tjetër vendosen pesha të rënda që e mbajnë këtë levë në pozicion pothuajse vertikal. Për të
nxjerrë ujë kapet litari dhe ushtrohet forcë për ta ulur enën në ujë që të mbushet. Pasi ena mbushet
është forca e rëndesës e peshës në krahun tjetër të mekanizmit që e çon lart enën e mbushur me ujë.
Pra ena e mbushur e ujit shkon lart vetë pa nevojën e forcës së njeriut. Kjo është arësyeja që të lashtët e
kanë emërtuar skelë mjetin që çon lart ujin. Ky emërtimin i përket gjuhës së lashtë rrokjore dhe është
shembulli më kuptimplotë që bën dallimin mes shkallës e skelës. Pavarësisht se të dyja fjalët (shkallë e
skelë) kanë si origjinë lindje kryerjen e të njejtit veprim me shku la, gjuha e përbashkët e lashtë që
ruhet nga shqipja u ka dhënë tonalitete të ndryshme për të vënë në dukje dallimet mes këtyre dy
objekteve që emërtohen nga fjalët shkalla e skela. Kryesorja është se skela nuk ka shkallë. Skela (mol)
është e thiktë mbi ujë. Mjeti lundrues ngjeshet me skelën dhe lundërtarët shkelin në tokë. I njëjti veprim
kryhet edhe kur uji nxirret nga pusi. Muri i pusit nuk ka shkallë. Mekanizmi i thjeshtë i përdorur nga
njeriu bën që uji të shkelë drejpërdrejt në tokë. Në rastin e molit apo pusit kemi vetëm nji shkelje, nga
uji drejpërdrejt në tokë, nuk kemi shkallë me shkallina apo shkelëse të njëpasnjëshme.
– Armatura e përkohshme bëhet nga ndërtuesit me qëllimin e vetëm që materialin që është në tokë ta
vendosin në mur. Emërtimi skelë është bërë pasi edhe në këtë rast kemi shkeljen e drejpërdrejtë të
materialit nga toka në vendin ku e përdor mjeshtri ndërtues. Skela (skeleria) është vertikale, njëlloj si
skela ku ankorohen mjetet e lundrimit dhe gryka e pusit. Këto janë arësyet emërtuese me të njejtin
emër.
– Mbështetsja për të sharruar nuk është shkallë.
– Qyteti në breg të ujit që ka skelë është i rrafshët dhe vazhdimësi e skelës.
Të pesë emërtimet në shqip me fjalën skelë vijnë prej faktit se kemi veprimin me një shkelje, me shkelje
të drejpërdrejtë dhe patjetër që edhe në rastin e gjashtë emërtues kemi të bëjmë me veprimin me një
shkelje. Samarpunuesi e përshtat samarin sipas shpinës së kafshës, që ta prekë butësisht shpinën, që të
shkojë sipas shpinës, që ta shkelë trupin e kafshës duke u puthitur me te. Nëse kemi shkelje në pika të
ndryshme, atëherë kafshën “e vret samari”. Edhe në këtë rast kemi një shkelje dhe prandaj vegla e
samarpunuesve që shërben për të ndrequr shpatullat e samarit sipas kurrizit të kafshës quhet skelë. Kjo
është e përbashkëta e objekteve që krijojnë një shkelje të vetme dhe kanë të njejtën origjinë
fjalëformuese kuptimore edhe për çka emërtohen shkelës apo shkelëse.
Veprimi me shkelë origjinë fillestarë ka ngjizjen e veprimit me shku në vendin që përcaktohet la (lart
dikujt tjetër). Këtu gjendet shpjegimi për emërtimin skela скела në serbisht e bullgarisht për tragetin që
është një mjet lundrues. Çdo mjet lundrues i mbiujshëm shkel ujin, shket në ujë, shkon lart ujit me
vetëm një shkelje. Dyshimin e Meyerit e zgjidh shqipja dhe përderisa gjuhët sllave e baltosllave nuk
janë në gjendje të shpjegojnë origjinën e fjalës skelë nuk kanë lidhje me gjuhën e lashtë pa
ndërmjetësimin e shqipes.
Shqipja është përcaktuese e origjinës së njejtë të fjalëve skala (shkalla) e skela, por që nuk shënojnë
të njejtën gjë.
Stërlashtësia e fjalës skela me -s- dhe jo me -sh- mbështetet nga shkrimi i monedhës SKODRINON.
Përderisa skodrin mbetet me origjinë të kuptueshme vetëm prej shqipes, edhe skela është e tillë dhe të
dyja janë të njikohëshme.
Peshkatarët katolikë shkodranë në kohën kur ishin të pushtuar nga Venediku kanë përdorë fjalët shkalla
(skala); shkela (skela) e mola dhe ishin pushtuesit e rinj osmanllinj që përdornin fjalën skela me një -i- të
shtuar para fjalës së njëllojtë që e gjetën tek shkodranët. Ishte mënyra e të shqiptuarit në gjuhën e tyre
pasi edhe vetë emrin Shkodra e shqiptonin Iskodra që akoma vazhdon në turqishten e sotme İşkodra.
Emërtimi Işkenderiye ju dha Shkodrës, pasi mendohej se është vendi i Aleksandrit të Madh. Shihet qartë
se shqiptarët nuk i hoqën një -i- fjalës turke iskele, por fjala në turqisht dëshmon stërlashtësinë e gjuhës
së përbashkët që përmend Straboni. Ashtu siç kemi fjalën Avlona ku -a- në fillim të fjalës është pohuese
ose trajtë e shkurtër e ast(asht) edhe tek fjala iskele -i- është trajtë e shkurtë e ist (isht). Mrekullia
çudibërëse që nuk merret parasysh nga gjuhëtarët është se vetëm shqipja ruan format e shqiptimit të
pohueses të zanoreve nistore në fjalë: a = ast = asht; o = ost = osht; e = est = esht; ë = ëst = ësht; i = ist =
isht. Në Kosovë kemi dhe përdorimin e zanores u të barasvleshme me zanoret e tjera pohuese (u kanë =
a kanë = ka qenë).
Gjuha nuk është një lojë nistoresh e mbarimoresh, parashtesash e mbrapashtesash. Çdo tingull njerëzor
ka kuptim të veçantë dhe bashkangjitet me tingujt e tjerë për shprehur një veprim, për të emërtuar një
objekt apo për të shprehur mendim duke ruajtur kuptimin e çdo tingulli. Vetëm gjuha shqipe zotëron
mekanizmin për të zbërthyer fjalët duke treguar mënyrën e ngjizjes së tyre.
Vetë gjuha jonë vërteton se nuk na nxorën turqit në det, por na gjetën sundues të deteve. Turqit
megjithëse morën lundërtarët shqiptarë në shërbim të tyre, në portet e Europës vazhdonin të
mbizotëronin shqiptarët. Një dokument i vitit 1545 thotë se shqiptarët ishin të vetmit të besuar në
shërbim të mbretit të Anglisë në portin Kale (Calais), sot në hartën e Francës. Shqiptarët e kudondodhur
në ujrat e Mesdheut e më gjërë dalloheshin prej gjuhës e prej veshjes së tyre. Edhe kur peshkatarët
shqiptarë zunë vend në brigjet e Stambollit, skela e tyre u quajt Arnautkoy dhe ky emërtim ruhet edhe
sot e kësaj dite për krejt lagjen shqiptare të Stambollit, pavarësisht se sot banorët e kësaj lagjeje
pothuajse e kanë humbur plotësisht gjuhën shqipe dhe asimilimi në turq mund të quhet i përfunduar.
Në Turqi peshkatarët shqiptarë shkuan me gjuhën e tyre dhe flisnin shqip me njëri tjetrin në ujë e në
tokë; atëherë si na e prunë turqit fjalën iskele? Përse nuk janë në gjendje etimologët e
indoeuropianishtes të na tregojnë si lindi fjala skala e latinishtes? De Rada jua tregoi rrugën, por
gjuhëtarët shpikin rrënjë të paqena të një gjuhe të paqenë, që e paska folë një popull i paqenë
paraindoevropian (PIE) Njohja prej tyre e gjuhës rrokjore të lashtë që ruhet si fosile e gjallë nga shqipja
është rruga e vetme e shpjegimit të ngjizjes së fjalëve.
***
Në monedhën me mbishkrimin LABAITAN shenja shkronjore -B- lexohet siç është shkruar: -B-. po kështu
dhe në mbishkrimet BALLAIOY, BARDYL etj. Pohimi i Thunmann se emri Albanë nga grekët shqiptohej
Alvanë dhe se në vazhdimësi kemi shqiptimin Arvanë për Arbanë jo vetëm e ve në dyshim, por e hedh
poshtë përcaktimin e gjuhëtarëve për origjinën fillestare të emërtimit barka për mjetin lundrues të
shkodrinëve (labeatëve) e të krejt Mesdheut. Sipas gjuhësisë indoevropiane të pranuar pa mëdyshje prej
Trinisë së Shenjtë të gjuhës tonë, fjala barka ka lindë nga varka dhe shkodranët paskan pritë që prej
italishtes së re ta dëgjojnë për herë të parë këtë fjalë. Shqiptimi barka është zanafillor. Sipas platformës
De Rada fjalën barka e ndajmë në rrokje dhe marrim vesh se burimi i fjalës barka është vetë gjuha e
shkodranëve monedhashkrues të kohës së mbretërve ilirë.
BARKA = BAR + KA. (mbart ka; ka mbartje; kryen mbartje; ka barrët e ngarkuara)
Në Shkodër me fjalën bar shënohet veprimi me bartë, me mbar, me mbartë. Gjuhësia krahasuese e
gjen fjalën shkodrane bar (me bar, me u bar) të përhapur dhe në gjuhë të tjera indoevropiane, por në
Shkodër kemi emërtimin e lumit me emrin Barbana që lëviznin barkat me barrët e ngarkesës. barban =
bar + ban = bartje ban (= bën mbartje). Barban = barrë ban (= mban barrë). Në dy brigjet e kundërta të
Adriatikut kemi dy porte që mbajnë emrin Bar; në dy porte të tjera i kanë shtuar diçka më tepër këtij
emërtimi për të theksuar të veçantat e tyre: 1. Barletta = port ku ngarkohen barrët e lehta. Në shumë
treva edhe sot e kësaj dite kemi shqiptimin të leta. 2. Barcelona= port në grykderdhjen e lumit, port ku
uji lon, lun, luan, e ndryshon rrjedhën në deltën e tij. Në monedhën e lashtë që vlerësohet se shënon
emrin e këtij vendi shkruhet vetëm emri barka. Bashkangjitja e lon në emrin barka vjen prej veprimit që
lu, që kryhet nga lumi që lun (luen, luan) rrjedhat në deltë dhe është pjesë e emrit të lumit Llobregat ( =
lu brigjet). Po kështu një vendbanim në anë të një lumi të lundrueshëm në Kroaci mban emrin Barban
gjë që vërteton se fjala është e lashtë dhe e përbashkët. Emërtimi Antibar apo Antivar (shkurt Bar e
Tivar) vërteton më së miri se të dy shqiptimet përdoreshin njikohësisht dhe asnjëri prej tyre nuk janë as
latinë e as sllavë, por i përkasin gjuhës së lashtë të përbashkët që ruan kuptimin fjalëformues prej
shqipes rrokjore.
Veprimi me bar i emërzuar pa as më të voglin ndryshim tingëllimi në shqip i kalon caqet e Mesdheut.
Përbashkimi nga gjuhësia krahasuese i foljes bar të shqipes me biru e irlandishtes së vjetër duhet të
shoqërohet dhe me emrin e lumit të lundrueshëm në Irlandë Bhearú (anglisht Barrow). Gjuhësia
krahasuese e anashkalon, por le të vazhdojmë me bartjen. Mjeti i thjeshtë për me bar (bart, mbart) dhe
që bartet prej dy njerëzve në shqip quhet shkalc, por në anglisht quhej barrow (sot me këtë emër në
anglisht shënohet karroca ose një pirg dheu që patjetër vjen prej krahasimit me barrën (ngarkesën). A
nuk kemi përsëri shënimin e mjetit transportues prej rrokjeve të shqipes, apo fjalërrokjeve me kuptim
prej shqipes: me shku (=>shkalc) dhe me bar (=> barrow; barella italisht)
Me keqardhje duhet të përmendim se për etimologjinë e fjalës shkalc në Fjalorin e tij Topalli citon të
shenjtët e vet dhe përdorë etimologjinë popullore. Meqë në fjalën shkalc mund të shkëputet fjala kal që
shënon emrin e kafshës fisnike që përdoret edhe për ngarkesa, merret e mirëqenë si rrënjë e kësaj fjale
dhe -sh- para kësaj fjale e -c- në fund i shpall parashtesë e prapashtesë. Të paktën Meyer përbashkon
shkalc me shkallë pa e kuptuar se shkalc është emërtues për objekte të ndryshme që kryejnë funksionin
në një lartësi relative nga toka dhe kryhet veprimi me shku edhe në rastin kur shkalc emërton objekte ku
kryhet shkoqja e misrit apo shtypja e rrushit dhe e ullinjve që në fakt është shkoqje apo shkulje e farës
nga pjesa e tultë. Në fund të fjalës shkalc, -c- nuk është mbaresë, por ndajfolja ca që i bashkangjitet
veprimeve shkoj, shkal, shkul, shkep (shqep),shkyej (shqyej)
***
Thunmann e vëren faktin se ndonëse thuhet se trakishtja u romanizua, por fjalët e saj janë të italishtes
së re. Ai hedh hipotezën se kolonët romakë ishin fshatarë që nuk e njihnin latinishten dhe flisnin
italishten vulgare, por dëshmitë e fjalëve të Shkodrës tregojnë se gjuha ishte e përbashkët në mbarë
rajonin e Mesdheut e më gjërë. Thunmann në këtë rast ka gabuar si shumë të tjerë.
Straboni citohet në libër për pohimin e rëndësishëm të një gjuhe të përbashkët. Në këtë gjuhë të
përbashkët ishte dhe fjala LUNDRA që shënon veprimin e mjetit që lun në dri.
LUNDRA = LU+N+DRA = LU+N’ + DRA = LU + Në + DRA = LU + Në + DRI
Shkodran dhe lundrues janë sinonime se vetë fjalët e shqipes lun e shkon janë sinonime pasi shënojnë të
njejtin veprim: lëvizjen; në rastin tonë në dri, në ujë. Etimologjia sipas Trinisë së Shenjtë të Gjuhës e
kodifikuar prej Topallit predikon se lunder vjen prej latinishtes lunter, gjë që bie poshtë, pasi janë
latinët që tingullin -d- e shndruan në -t- (Skoder => Scutar), ndaj ishin ata që e shqiptuan sipas
muzikalitetit të tyre gjuhor lunter prej lunder. Tipologjia fjalëformuese shkodra e lundra është plotësisht
e përputhur pasi të dy emrat marrin formën shkoder e lunder.
Duke u bazuar tek Kristoforidhi Meyer shënon në fjalorin e tij se në shqip “lundronj” ka kuptimin “ngre
velat”. E krahasojmë me shprehjen latine “dare lintea ventis” shtrij, hap, (nder) velat në erë, (Fjalori
Latisht- Shqip, H. Lacaj e F. Fishta fq.417). Duket qartë se lintea shënon velat që janë prej pëlhure dhe në
bazë të emërtimit patjetër që velat janë të linjta. Po nga ky fjalor shkëpusim fjalët që e vërtetojnë një
gjë të tillë. Linum: li, (lini, liri), vel. Linea: fije lini (liri). Lineus “i linjtë”: Linteum: pëlhurë, shami lini, vel.
Linteus: “i linjtë”, pëlhurë e trashë. Linteatus: i veshur, me pelhurë. Materiali i lintë (i linjtë) i ka dhënë
emrin e përgjithshëm pëlhurës, veshjes, velit. Me shprehjen latine që përmendëm “ dare lintea ventis”
kuptojmë hapjen e velave të linjta për lundrim që nga shqipja shënohet vetëm me foljen lundroj. Linter
në latinisht cilësohet e njejta fjalë me lunter dhe bile në Fjalorin e Topallit shënohet hamendësimi i
etimologëve se lunter është shqiptim tjetër i linter. E vërteta që del prej shqipes është se lunter
(lunder) është mjeti lundrues pa vela dhe linter është mjeti lundrues me vela (të linta, të linjta).
Gjuhësia krahasuese e Meyerit natyrisht që nuk le pa përmendë shqiptimet luntre në rumanisht, lontra
λόντρα në greqishten e re dhe në italisht londra. Sipas Meyerit italishtja e ka marrë këtë fjalë prej
turqishtes. (fq. 294). Kjo çorbë historiko-gjuhësore që çon në mohimin e vazhdimësisë latino-italiane
qëllimin e vërtetë e ka pasë mohimin e lidhjeve të shqipes me gjuhën e apeninëve e gjuhët e tjera.
***
Lëkundja e besimit tek TRINIA E SHENJTË E GJUHËSISË SHQIPTARE ka kohë që ka nisur. Akademikët dhe
albanologët rrogtarë është mirë të mos vetëpërjashtohen nga diskutimi shkencor me bazë platformën
e pakundërshtueshme rrokjore të De Radës dhe këndvështrimin shkencor të Petro Zhejit.
Albanologët e pranuar zyrtarisht janë ithtarë të metodës së gjuhësisë krahasuese dhe sipas kësaj
metode le të bëjmë analizën fjalëformuese të fjalës skelë që përputhet fonetikisht veç me foljen shqipe
shkel, (veprimi me shkelë). Mrekullisht e kemi të ruajtur një fjalë emërtuese të shqipes të lindur nga
veprimi me shkelë në formën shqiptimore të hershme me tingullin e parë -s- dhe jo -sh-. Skelës quhet
në Myzeqe mjeshtri që thur rrogozat. Është tipologji fjalëformuese e shqipes që mjeshtri e merr
emërtimin nga puna që bën; nëse bën mur quhet murator, nëse suvaton quhet suvatues etj. Ai që shet
shitës,ai që qet qitës, e kështu me radhë mbushës, zbrazës, etj. Mjeshtri që thur rrogoza për me shkelë
mbi to patjetër që do të quhet shkelës. Etimologjia e shënuar në fjalorin e Topallit se “skelës quhet
mjeshtri që thur rrogozat në skelë” është thjesht referim nga etimologjia popullore. Po atë që thurr
rrogoza në oborrin e tij mos vallë do ta quajmë oborras? Vetë Topalli shënon se toponimi Rrogozhina (në
Myzeqe) vjen nga rrogoz gjë që konfirmon se bërja e rrogozave nuk ka asnjë lidhje me skelën që është
për tjetër punë. Meqë u përmend duhet të shtojmë se rrogoz nuk vjen prej serbishtes, por prej fjalës
rrugë.
Kujtojmë se toskët e vërtetë janë myzeqarët dhe fjala skelës është një ndër dëshmitë e njigjuhësisë së
Toskanës (Etrurias) me bregun lindor të Adriatikut duke treguar dhe përparësinë në të folmen e bregut
lindor. Shqiptimin skelë e hasim tek toskët e Adriatikut lindor jo si tonalitet tjetër i fjalës skala, por me
kuptim të veçantë, gjë që tregon vendlindjen e fjalës skelë.
Gjithëpërfshirja fjalëformuese dhe emërtuese me shqiptimin skelë – skela tregon ruajtjen e fjalës së
lashtë burimore prej shqipes.
1. Objekti që shkelet (skela = mol)
2. Objekti që mbart shkelësin (skela =mekanizmi si lejlek)
3. Objekti që i jep formë shkelësit (skela = vegël)
4. Objekti që kryen shkeljen, shkelësi (skela = mjet lundrues, traget) në serbisht, por me kuptim
vetëm prej shqipes.
5. Subjekti që krijon objekte që shkelen (skelës = mjeshtër që thur shkelëse)
Këto shembuj mjaftojnë për të treguar superioritetin e shqipes ndaj latinishtes. Gjuhësia historiko-
krahasuese është e paaftë që të gjejë shembuj në gjuhë të tjera. Në monedhën e lashtë ilire kemi të
shkruar sko dhe në shqipen e sotme kemi fjalën skelë me origjinë prej sko. Dëshmitar i njikohshmërisë
është tingulli -s- (sko skelë). Shqipja e ruan rregullin fjalëformues edhe kur kemi shndrimin e tingullit -s-
në -sh- që gjuhësia historike e vëren tek shqipja. Sko => shko; skelë => shkelë. Me shko (veprimi me
shku) kuptohet lëvizja nga një vend në një tjetër, por dhe me veprimin me shkelë kuptohet gjithashtu
lëvizja e një objekti përmbi një objekt tjetër. Nga shqipja po sjellim shembuj.
Shkues quhet ai që shkon sa tek njëra palë tek tjetra për të lidhur një krushqi, shqiptimi shkes e shkus’
është e njëjta fjalë. Shkuesi quhet edhe lajmës se merr e jep lajmet sa tek njëra palë tek tjetra me
synimin për të dhënë lajmin përfundimtar të lidhjes së miqësisë. Shqipja e stërpasur me fjalë emërton
shkuesin apo lajmësin edhe me fjalën shkelbaltës ose thjesht shkelës. Shprehja “Nuk ma ka shkelë kush
derën…” në këtë rast ka kuptimin që nuk më ka ardhë njeri që të më kërkojë vajzën për fejesë.
Muratorët quajnë shkelës gurin e rreshtit të murit që shkel në rreshtin e mëposhtëm gurin e qoshes
me gurin vazhdues për ti lidhur bashkë. Shkelës në shqip quhet pushtuesi i një vendi dhe në këtë rast
kemi bashkimin e dy vendeve. Vegla që përdoret për të shtypur a për të ngjeshur rrushin, duhanin etj.
gjatë përpunimit quhet shkelës se kryhet veprimi me shkelë. Po kështu shkelës quhet dhe vegla e
farkëtarit që shërben për të rrafshuar një hekur të skuqur, duke e vendosur mbi të dhe duke e goditur
nga sipër me çekiç a me vare.
Shkelja bëhet me këmbë dhe shkelja duke ushtruar forcë quhet shkelm. Shkelmi, shkelmimi jepet për
të larguar diçka që nuk pranohet nga dhënësi i shkelmit. Shkelmi e bën të shkojë në drejtim tjetër atë
çka nuk pranohet nga shkelmuesi. Pra kemi tri fjalë: skelë shkel e shkelm që si bazë fjalëformimi kanë
veprimin me shku, (shkoj). Fjala shku, shkoj është e shqipes dhe vetëm e shqipes. Përpjekja për ta
paraqitur si të ardhur nga fjala shteg (shtegoj, shtekoj) bie poshtë prej faktit se e kemi të shkruar në
monedhën e lashtësisë SKODRIN. Pra shqipja është e vetmja gjuhë që u jep kuptim fjalës skelë dhe të
krahasueshmeve me te, shkel e shkelm.
Shqipja është në gjendje që të shpjegojë dhe ndërtimin morfologjik të këtyre tri fjalëve që po
analizojmë. Problemi që shtrohet për bashkangjitjen e tingujve të tjerë në fjalën bazë ske (shke) zgjidhet
nga vetë gjuha shqipe. Nuk janë mbaresa e prapashtesa, por janë njisi kuptimore të vetë shqipes.
Rrokjefjala la në shqip është ndajfolje dhe parafjalë e barasvlershme me lart, nalt, nelt, sipër, mbi. Në
fjalët skelë e shkel është la që plotëson dhe saktëson se ku shkohet. Me skelë kuptojmë një vend ku
ngjitesh më lart se niveli i ujit ose në rastet kur skelet (skeleria) përdoren në ndërtim me to ngjitesh më
lart se niveli bazë. Përbashkimi që bën gjuhësia krahasuese të fjalëve skelë e shkallë mund të quhet
plotësisht i drejtë, por shqipja bën dallimin mes tyre. Shkalla ka shumë këmbë shkalle, shkallare apo
shkelëse, që kanë një masë pothuajse të përcaktuar, ndërsa skela përfshin disnivelin nga niveli më i ulët
tek maja, pa përcaktuar ndonjë masë largësie mes tyre. Përsëri gjuhësia krahasuese duhet ta vërejë
faktin gjuhësor që në gjuhën tonë përdoret dhe shqiptimi me shkalë (=shkelë). Në FGjSSh gjendet tek
fjala bukëshkalë.
Me veprimin me shkelë kuptojmë ecjen sipër diçkaje. Edhe në këtë rast përputhjes fonetike i
bashkangjitet përputhja kuptimore (skelë = shkelë = shkon la, shkon sipër).
Me fjalën e tretë shkelm shënohet veprimi që kryhet me këmbë, pra veprimi me shkelë, por ama që
kryhet duke ushtruar forcë. Në kryerjen e veprimit me shkelë, këmba ushtron forcën e rëndesës mbi
objektin ku shkon, ndërsa kur shkelmon këmba ushtron më tepër forcë. Kjo është arësyeja e
bashkangjtjes së tingullit -m- pas fjalës shkel. Ky tingull është ndajfolja më që shënon sasi. Saktësisht në
foljen shkel kemi bashkangjitjen e ndajfoljes më duke na dhënë fjalën e re shkelm. Lidhja folje + ndajfolje
e të njejtit tip duke shënuar të njejtin kuptim vërehet dhe në fjalën sulm = sul + m. (Gabimisht Topalli
quan prapashtesë tingullin –m-). Shpjegimi kuptimor i çdo pjese të fjalës, qoftë edhe tingull i vetëm
kryhet vetëm prej shqipes dhe përparësia etimologjike në bazë të pjesëve morfologjike me kuptim
vertetohet vetëm prej gjuhës shqipe.
Çdo shqipfolës me shkollë apo pa shkollë, gjuhëtar apo jo e kupton se fjalët shkallë e skelë, shkel e
shkelm marrin kuptimin fjalëformues vetëm prej shqipes. Në latinisht fjala scelus e fjalët e rrjedhura prej
saj shënojnë fatkeqësi, mbrapshti, etj. Vetëm me fjalën e shqipes shkelës mund të përbashkohet dhe
vetëm prej shqipes mund ti jepet kuptimi fjalëformues që del prej veprimit me shku la, (në këtë rast me i
shku la, me i hypë sipër, me e poshtëru). Nuk ka më pikëpyetje, por vërtetim të platformës së De Radës
për superioritetin e gjuhës rrokjore shqipe. Latinishtja nuk është gjuhë e parë, nuk është ajo që ka pjellë
gjuhë të tjera, por është gjuhë artificiale e krijuar për tu përdorur zyrtarisht duke u mbështetur në
gjuhën e përbashkët mesdhetare. Latinishtja nuk është në gjendje të na shpjegojë si lindi fjala scala.
Gjuhësia krahasuese nuk ka ku të çojë faktin se në serbokroatisht fjala скела, skela ka përputhje të plotë
me shqipen, por fjala serbe emërton mjetin e transportit që lëviz mbi ujë dhe jo vendin e ankorimit të
mjetit. Vetëm shqipja e pranon edhe një përcaktim të tillë pasi ky mjet shkon sipër ujit, shkon la. Gjuhët
sllave nuk janë në gjendje të na tregojnë si u ngjiz kjo fjalë ndaj pranohet se është e huazuar. Topalli as
që e përmend në Fjalorin e tij pavarësisht se Fjalori i Dizdarit është referenca kryesore e tezës së
huazimit prej turqishtes të fjalës iskele në gjuhët ballkanike.
Lindin pyetje të shumta : Përse gjuhësia zyrtare indoevropiane pranon një gjë të tillë kur rumanishten e
klasifikon një gjuhë latine? Si vallë rumanishtja nuk e paska shndruar fjalën scala të latinishtes në skela?
Si vallë nuk ja paska dhënë rumanishtja turqishtes këtë fjalë nëpërmjet Detit të Zi të përbashkët? Nuk ju
dalin llogaritë se rumanishtja për fjalën shkallë ka shqiptimin scară. Pavarësisht se pranohet se scară
rrjedh nga scala nuk mund të argumentojnë se përse tek skela qenka ruajtur forma fillestare, ndërsa tek
shkalla jo. Ky ka qenë shkaku që i dhanë rrugë tjetër fjalës skele në rumanisht. Ndryshe nga rumanishtja,
në shqip shkallë e skelë ruajnë përputhjen me latinishten scala. “Ustallarët” e gjuhës nuk mund ta
pranonin një gjë të tillë. Ndaj gjetën zgjidhjen që latinët nuk paskan folë me gojë me askend në
gadishullin ilirik dhe kanë pëshpëritë në Anadoll që tju mësonin ndonjë fjalë.
Është i gjithëpranuar këmbimi i bashkëtingëlloreve -l- e -r-, por në rastin e supozuar scala => skara,
(=shkallë) nuk na lejon ta quajmë të mirëqenë fakti që po në rumanisht kemi scala => skele (=skelë)
Duhet të analizojmë në bazë të platformës De Rada për të parë se çfarë shënon rrokja e dytë e fjalës
skara.
SKARA = SKA + RA
Në shqip ra shënon veprimin me ra që përputhet me funksionin e shkallës që shërben me u ngjitë e me
zbritë, pra me shku la e me ra poshtë. Mbase për atë grup folësish më i rëndësishëm ka qenë funksioni i
shkallës me ra poshtë se me shku lart. Ky është këndvështrimi I rumanishtes dhe nuk mund të
kundërshtohet se shpreh funksionin e shkallës. Përcaktimi emërtues për objektin shkallë në FGjSSH
është:
1.Mjet prej druri a prej metali, që përdoret për t'u ngjitur diku dhe që përbëhet nga dy binarë të gjatë
paralelë, tek të cilët janë mbërthyer ose janë futur shulas e në largësi të barabartë disa copa drurësh a
hekurash.
2. “Varg shkallaresh të palëvizshme prej guri, prej betoni, a prej dërrasash, që ndodhen jashtë një
ndërtese a brenda saj e që shërbejnë për t'u ngjitur e për të zbritur; hapësira që zë kjo pjesë në
ndërtesë, bashkë me parmakët e me muret mbajtëse”.
Shtojmë se të njejtat përcaktime janë dhe në fjalorin e rumanishtes. Shkalla si objekt i lëvizshëm apo i
palëvizshëm është me elementë të lidhur, që ruan formën e ruan ngjtësin apo zbritësin që të mos
rrëshqasë, mos me ra (për të mos rënë). Ky objekt rri në formën që ka. Pra rrokja e dytë e fjalës skara ka
dhe kuptimet ru e ri (rri). Një objekt që rri në vend e shkohet sipër tij, i shkohet mbi te.
Në rumanisht fjala skara ka dhe kuptimim e masës măsură. Në shqip përdoret nga muratorët etj. dhe
masa praktike shënuese e lartësisë në objekte ndërtimi është këmbëshkalla (psh shtëpi me tri këmbë
shkallë, katet janë të larta 20 këmbë shkallë). Këmbëshkalla është e ndryshme me masën e gjatësisë
këmbë që ka gjatësinë e shputës së këmbës (rreth 30-40cm). Në rumanisht măsură si njësi matëse ka
dhe kuptimin e hapit të barasvlershëm me step në anglisht. Nga krahasimi i shprehjeve të shqipes: shkoj
më këmbë, shkel me këmbë e shtyp me këmbë del se kryhet i njejti veprim i shënuar nga fjalët shkoj,
shkel e shtyp. Fjala step (e gjuhëve gjermanike) si folje shënon veprimet: shtyp, shkoj, shkel, lëviz, eci.
Përfundimisht edhe fjala step e anglishtes ka lidhje me shqipen shtyp, por gjuhësia krahasuese nuk e
përmend një gjë të tillë. Njëgjuhësia e lashtë me kuptim prej shqipes përfshin gjithë pemën e gjuhëve
indoevropiane. Rumanishtja me fjalën skara të barasvlershme me shkallë dhe gjithashtu të
barasvlershme me step të anglishtes ruan lidhjen kuptimore burimore të fjalëve.
***
E ashtuquajtura shkencë gjuhore historiko-krahasuese kreu sakrifikimin e qëllimshëm të fjalëve të
shqipes. Nëse fjala skelë shënohej si fjalë e shqipes, atëherë ndërron kahja e lëvizjes së fjalës. Duke
përdorë mënyrën arësyetuese të shtegtimit të fjalës del se romakët e ballkanasit i kanë marrë prej
shqiptarëve fjalët shkallë e skelë. Akoma më tej, turqishtja nuk e ka marrë prej latinëve fjalën iskele.
Këtu nis krimi me paramendim ndaj gjuhës shqipe prej teoricienëve të fabrikimit të gjuhës së paqenë
paraindoevropiane (PIE). Analiza nëpëmjet Platformës De Rada na con në përfundimin se shumica e
fjalëve nuk kanë shtegtuar, por janë krijuar në kohën kur kishte një gjuhë rrokjore të përbashkët e të
kuptueshme të popujve. Çdo popull i ka dhënë muzikalitetin vendor fjalës me shqiptime të ndryshme,
por pa i zhdukë lidhjet me gjuhën fillestare që ka kuptim vetëm prej shqipes. A nuk mjafton fjala skelë e
përdorur në serbisht për të dëshmuar se sllavët e jugut e gjetën këtë fjalë në Iliri? Nëse kjo fjalë do të
ishte edhe në gjuhët e sllavëve prej kah janë shpërngulë serbët, atëherë do të pranomin se e kanë sjellë
vetë këtë fjalë dhe përputhja e plotë fonetike me fjalën e shqipes do të dëshmonte për stërlashtësinë e
fjalës. A nuk dëshmon paaftësia shpjeguese e kuptimit të fjalës prej gjuhës serbe për të pranuar se kjo
fjalë nuk është e kësaj gjuhe? Prej kahit e morën serbët? Përderisa vetëm shqipja e shpjegon kuptimin
dhe mekanizmin fjalëformues, atëherë nuk mund të vihet në diskutim se e kanë marrë prej
paraardhësve të shqiptarëve të sotëm.
***
Për të parë nëse Gustav Meyer ishte shkencëtar i gjuhës, apo misionar për ta paraqitur shqipen me sa
më pak fjalë të sajat, po kopjojmë nga fjalori i tij etimologjik tekstualisht shpjegimin për një fjalë të
shqipes të hasur tek arvanitët:
andilë f. “pasqyrim i diellit në një mur etj.”arv. nga gr. e re άντηλιον= αντηλιά “pasqyrim i rrezeve të
diellit” (fq. 47 e botimit shqip)
Shqiptarët dhe në veçanti gegët kur dëgjojnë këtë fjalë nuk kanë nevojë ti sqarojë kush se çfarë do të
thotë, por kuptojnë se bëhet fjalë për anën ku bien rrezet e diellit, e kundërta është ana e hijes.
Shqipfolësit e dinë mrekullinë fjalëformuese të shqipes për tu shprehur sa më shkurt. Ana e diellit
shqiptohet lirshëm anëdiell (an’dill’, an’dilë, andilë), pa patur nevojë për asnjë tingull që ti lidhë këto dy
fjalë të shqipes dhe duke mos humbur asgjë nga ana kuptimore.
Fjalët anë e diell, të fjalës së përngjitur anëdilë janë analizuar nga vetë Meyer si fjalë të shqipes. Në
fjalorin e tij për fjalën anë jep shpjegimin e origjinës së përbashkët me indishten e vjetër. Për fjalën diell
shënon shqiptimet diell (diel); djell (djel) dhe e diel, e dilë. (Shtojmë dhe shqiptimet dill’ dhe e dile në
Shkodër). Edhe për këtë fjalë bën krahasime me fjalë të indishtes së vjetër. Pra fjalët anë dhe diell janë
të fondit bazë të IE të trashëguara prej vetë shqipes sipas Trinisë së Shenjtë të Shqipes. Këto dy fjalë të
shqipes të lidhura bashkë në një fjalë të vetme nuk formojnë një fjalë e shqipes sipas Myerit, anipse
kuptimi i kësaj fjale të bashkangjitur shpjegohet vetëm nga këto dy fjalë përbërëse pa ndihmën e asnjë
fjale tjetër. Një pikëpyetje e madhe vendoset dhe kemi të drejtë të pyesim nëse dinte shqip ky që na
paska gjetë dhe se prej kahit i vijnë fjalët shqipes. Natyrisht se me 5140 fjalë që ka shënuar në fjalor nuk
mund të pranojmë se e njihte shqipen me themel, pasi shqipja ka qindra mijë fjalë, por meqë i dinte dy
fjalët e shqipes që ngjizen bashkë pa e humbur kuptimin asnjëra, atëherë e pakta duhet të pranojmë se
ai nuk ka ditur mekanizmin fjalëformues të shqipes. Po atëhere si mund të shpallet ZOT i shqipes një
gjuhëtar që di përciptas shqip?
Ithtarët që betohen e stërbetohen për këtë gjuhëtar të madh që paska shpëtuar shqipen se e klasifikoi
në gjuhët IE, si e shpjegojnë që ndërsa ka kryer studime për fjalëformimet e latinishtes e greqishtes, nuk
arriti të kuptojë rregullat fjalëformuese të shqipes? Nëse fjala andilë nuk i tingëllonte shqip, po në
greqisht a ja gjeti origjinën fjalëformuese? E vërteta është se edhe në atë gjuhë që e quajnë greqisht
kemi përngjitje të dy fjalëve të shqipes: αντηλιά antilia = ant + ili = ant + yll = ant’ e yllit. Në shqip edhe
sot e kësaj dite kemi formën shqiptimore biseduese: në anë = në ant’; në mal = në malt’etj. Gjinia
asnjanëse tek arvanitët, çamët e më gjërë është e pranishme edhe në ditët tona, pasi emra që ndër gegë
kanë gjini mashkullore apo femërore në të folmen e tyre të trashëguar nga stërlashtësia cilësohen
asnjanës: djath’- djathi – djathët; grun- gruni, grunët, grurët; gjalp’-gjalpi- gjalpët; bathë- batha – bathët
etj. Forma shqiptuese me -t- në fund të emrave që haset në shumë treva shqipfolëse është mbetje e
mënyrës fillestare të të shprehurit në gjininë asnjanëse. Shihet qartë se nuk kemi shndërim të tingullit -t-
në -d-, por të dyja fjalët andila e antila janë të shqipes dhe vetëm të shqipes. Greqishtja e re megjithëse
është një sajesë nuk muk mund t’i humbë rrënjët e lashta gjuhore që kanë kuptim vetëm prej shqipes.
Nëse Meyer do të pranonte se fjala andilë (anë+diell) është krijim i shqipes atëherë duhej të pranohej se
edhe gjuha e krijuar që u emërtua “greqishtja e re” ka për bazë shqipen. Kjo do të binte ndesh me
detyrën që kishte marrë për të provuar se gjuha shqipe është gjuhë parashtesash e prapashtesas me
rrënjë fjalësh të huazuara.
Politika evropiane krijoi shtetin grek prej luftës së heronjve shqiptarë që si triumfues folën gjuhën
amtare në parlamentin e shtetit të ri dhe si popull i detit shkruan rregulloren e flotës së shtetit të ri të
pavarur në gjuhën e lundërtarëve, pra në shqip (arvanitshe). Kjo e tërboi Evropën dhe mori masat që të
sillte mësues evropianë që tju mësonin sajesëgjuhën atyre që i quajtën kombi grek që si element
shtetformues kombëtar pat fenë dhe jo gjuhën.
Projeksioni politik evropian për perandorinë osmane që të hidhej matanë Bosforit gjeti hallkën e dobët
në vetë organizimin e popullsisë së perandorisë dhe e përdori dhunshëm kundër shqiptarëve. Kombet e
zaptuara grupoheshin sipas besimeve fetare (milete). Për krijimin e shtetit grek Evropa u mbështet tek
ortodoksia, prandaj i përfshiu brenda ortodoksët shqiptarë me piksynimin për ti asimiluar nëpërmjet
gjuhës artificiale që përdorej në kisha. Për shqiptarët e konvertuar në fenë islame që nga perandoria
quheshin mileti turk dhe nuk u njihej gjuha shqipe e tyre, e ashtuquajtura shkencë e gjuhësisë
indoevropiane mori për detyrë që të vertetonte se shqipja ka shumë fjalë të turqishtes. Qarqet
antishqiptare kishin dorë të lirë të interpretonin se shqifolësit islamë janë turq që kanë mësuar shqip.
Për ta realizuar detyrën që shqiptarët “gatuajnë me miell të huaj” gjuhësia evropiane ngarkoi
Meyerin, i cili me mburrje shprehet në parathanien e fjalorit të tij etimologjik për shqipen: “Nga rreth
5140 fjalë lema që përmban libri im, 1420 më kanë rezultuar me prejardhje romane (kundrejt 930 te
Miklosichi), 540 sllave (te Miklosichi 319), 1180 turke, 840 greke; vetëm rreth 400 kam mundur t’i
vërtetoj pak a shumë me siguri si trashëgimi e lashtë indoevropiane, rreth 730 dolën të padepërtueshme
ndaj përpjekjeve të mia interpretuese”. Ja përse Evropa i pat “duart e lara” për të mos e quajtur komb
një popull që fliste një gjuhë me 8% fjalë të vetat dhe kjo gjuhë nuk njihej nga perandoria ku bënin pjesë
shqiptarët. Ja përse Evropa i pat duart e lira për të copëtuar plotësisht trojet e shqiptarëve dhe një gjë
e tillë do të ndodhte vërtet nëse Austro-Hungaria nuk do të këmbëngulte për interesat e veta imperiale
gjeostrategjike për të mos lënë Serbinë të dalin në Adriatik dhe Italinë të zotërojë bregun lindor të
Adriatikut. Ja përse shqiptarët duhet ta shohin me tjetër sy albanologun Meyer që njihte shumë mirë
themeluesin e Rilindjes sonë kombëtare, korifeun Jeronim De Rada. Pas publikimit të
pakundërshtueshëm të superiotetit të gjuhës rrokjore shqipe ndaj gjuhëve klasike, Meyer kurrë nuk
ndryshoi qëndrim ndaj shqipes.
Nëse Meyer do të përqafonte shkencën e vërtetë gjuhore për interpretimin e fjalës skelë, e gjithë
ngrehina e teorisë së gjuhës indoevropiane do të shembej “kulm e temel” (shprehje shodrane që
përfshin të gjithë ndërtesën nga themelet deri në majë.) Shqipja nuk do të shënohej sythi i parë në
pemën e gjuhëve indoevropiane, por do të pranohej se është vetë rrënja e trungu i kësaj peme. Akoma
më tej do të shkonte përmbysja; në pemën e gjuhëve IE do të futej si degë e veçantë edhe turqishtja
me grupin altaik që kanë më shumë se 8% të fjalëve të përbashkëta me gjuhët e familjes indoevropiane.
Etimologjia nuk është shkenca e konstatimeve se kur gjendet fjala e shkruar. Etimologjia duhet të gjejë
origjinën fillestare të fjalës, mekanizmin e ngjizjes së pjesëve kuptimore të fjalës. Fakti që vetëm
rrokjefjalët e shqipes janë në gjendje të shpjegojnë kuptimin shkencor që e mbart vetë fjala tregon se
platforma e propozuar nga De Rada është më e sakta….
***
Shqipërimet e kryera nga çifti Gjoka- Vokopola mund të krahasohen me aktin që kreu Buzuku. Bash në
kohën kur shqipja rrezikohej prej turqizimit të saj, bash në kohën kur Martin Luteri u mallkua prej
Vatikanit se përktheu Biblën në gjuhën e popullit të tij; pra bash njatëherë Buzuku shqipëroi
Ungjijtë.(“Meshari” nuk është titulli i librit) Kundërvënia e Buzukut ndaj Vatikanit na bën të arrijmë në
përfundimin se BUZUKU mbi gjithça kishte gjuhën amtare. Kthimin e shqiptarëve në turq (në fenë e
turkut), Buzuku e shihte bjerrje të shqiptarisë, ndaj ndërmori aktin e pashembullt të përballjes me dy
perandoritë e mëdha të kohës: Venedikasit si përkrahës e zbatues të inkuizicionit kishtar me lidhje të
pandërprera me Shkodrën dhe osmanllinjtë sundues si përhapës të islamit që e kishin shpallur
kryeqendër Shkodrën. Buzuku është Martin Luteri shqiptar dhe mbase Skenderbejani i vetëm që mund
t’i rrijë në krah Heroit Tonë Kombëtar. (Sqarojmë se trojet e shtëpijave të Buzukëve janë në Vejukej
(Velinaj), Anamal, Shkodër dhe se Dom Gjoni, i biri i Bdekës shërbente në krahinën e tij Anamal, ku
shkroi e shtypi veprën e tij me mbështetjen e timarliut të Oblikës që ishte vendas i besimit katolik.
Studimi i plotë do të publikohet në të ardhmen.)
Vepra e Buzukut është dokumentimi më i plotë i njohur deri më tani i gjuhës së atyre që “thashin” shqip
dhe jo piknisja e fjalëve të gjuhës shqipe siç e merr të mirëqenë albanologjia.
Shpirti i shenjtë i shkencës zyrtare të shqipes, Eqerem Çabej, jua përcolli të tjerëve interpretimet e tij për
çfarë kishin thënë etërit dhe shenjtorët e tij shpirtërorë për shqipen e origjinën e fjalëve të saj. Çabej
kurrë nuk mori nismën të përkthente në shqip çfarë është thënë për shqipen që shqiptarët të lexonin të
vërtetën. Edhe kur nga të tjerë u botua në shqip vepra e Zakaria Manjanit për lidhjen e etruskishtes me
shqipen, gjë që entusiasmoi edhe Enver Hoxhën, Çabej ja arriti të hedhë poshtë studimet e Manjanit
pasi nga “zotat” e tij nuk pranohej se Etruskishtja bën pjesë në familjen indoevropiane. Natyrisht që u
quajt herezi përkthimi i librit të Manjanit dhe çabejizmi pa Çabejn vazhdoi edhe me injorimin e punës së
Nermin Vlora Falaskit e Niko Stillos për deshifrimin e mbishkrimeve etruske me anë të shqipes. Veprën e
Katapanos Çabej nuk e përmendi kurrë, por edhe pasi u njohën shqiptarët me te, çabejanët e sotëm
heshtin.
Nxënësit e Çabejt janë thjesht “misionarë“ të fesë së tij dhe nuk guxon kush të lëvizë as presjen në
predikimet (ligjëratat) e tyre për gjuhën shqipe. Çuditërisht e vlerësojnë shumë leksionin e Çabejt për
misionin e nxënësve të tij. Pavarësisht se vetë Çabej e nxënësit e tij e vlerësojnë albanologun Johann
Georg von Hahn, kurrsesi nuk pranojnë tezën "pellazgjike" të prejardhjes së popullit shqiptar të shtruar
nga Hani. Sipas tyre shqipja është gjuhë e vonë që ka lindë nga mbeturinat e gjuhës së vdekur ilire.
Analizat morfologjike e kuptimore e fjalëve sipas platformës De Rada vërtetojnë të kundërtën: gjuha e
stërlashtë e përbashkët e popujve nuk ka vdekur, por ruhet pothuajse e paprekur nga shqipja.
Thuhet se janë shkruar shumë ungjij, por zyrtarisht janë pranuar si të shenjtë vetëm katër; edhe ato në
ndonjë pjesë janë riformuluar me miratimet në koncilet e shenjta. Çifti Gjoka Vokopola kanë gjetur në
biblioteka e arkiva të Europës plot 28 vepra për shqipen e shqiptarët të shkruara nga autorë të
ndryshëm të njohur e të panjohur nga gjuhësia jonë dhe kanë arritur të kenë në duar 26 prej tyre me
qëllimin e vetëm për t’jua dhënë bashkëkombasve të shqipëruar. Vetëm kur të kemi në dorë gjithë çfarë
kanë thënë ata për lashtësinë e shqipes e të shqiptarëve mund të gjykohet se kush janë engjëjt apo
djajtë e shqipes.
Besoj se është e qartë arësyeja e bojkotit akademik ndaj promovimit të veprës së Thunmann. Njohja e
Çabejt si perëndi sjell qëndrimin mohues ndaj shqipërimit të autorëve burimorë. Bibla e Kurani janë
shqipëruar, vepra të shumta teologjike të të gjitha feve janë shqipëruar, por çuditërisht vetëm librat e
fesë së Çabejt nuk u dashkan shqipëruar. Çifti Gjoka – Vokopola nuk po luftojnë të krijojnë sekt tjetër
fetar të shqipes, por po vënë përpara shqiptarëve argumentat për origjinën e shqipes e të shqiptarëve.