PËRHYMJE E PËRNJOHJE
Artikulli I gazetës.
Një hetues i Prokurorisë së Shkodrës i apasionuar pas mistereve, pretendon se ka zbuluar kodin e masivit të çuditshëm guror të Salisburyt
SHKODËR – Nazmi Selimi, nga qyteti i Shkodrës, është një kërkues shkencor autodidakt që merret me studimin e lashtësisë. Me arsim të lartë Ekonomik, ai prej shumë vitesh punon hetues në prokurorinë e Shkodrës, aktualisht në hetimin e krimit ekonomik.
Siç deklaron ai vetë për gazetën “Shekulli”, zbulimi i mistereve e ka tërhequr prej vitesh dhe i është përkushtuar me pasion kësaj pune. Nazmiu shprehet se ka arritur të bëjë ç’kodimin e një prej monumenteve të lashtësisë akoma mister, atë të Stonehenge, duke hartuar dhe kalendarin përkatës.
Verifikimi i këtij pretendimi i mbetet sigurisht ekspertëve të fushës, por ne e pyetëm në një intervistë të shkurtër z. Selimi, për çfarë bëhet fjalë konkretisht: “… Objektivi im ka qenë që para 21 qershorit, ditës së Solsticit Veror që festohet nga neopaganët ose neodruidët në Stonehenge, të bëja publik atë që kam mundur të realizoj ç’kodimin e parë të Stonehenge, kalendarin diellor.
Pra, t’ju tregoj se gurët e këtij monumenti të lashtësisë nuk shërbejnë vetëm për të shënuar ditën e Solsticit Veror, por janë një kalendar i saktë diellor me një ndryshim prej afro 2 sekondash” – thotë ai.
Objekte, kryesisht tempuj të lashtësisë që në një ditë të caktuar dhe vetëm atë ditë, një pikë e tyre në brendësi të objektit ndriçohet nga rrezet e diellit, janë të shumtë. Të tilla ka në Egjiptin e lashtë etj. “Të habit fakti se si studiuesit e inxhinierët e sotëm nuk mund ta arrijnë një gjë të tillë.
Projekti i ndërtimit të hidrocentralit të Asusanit mbi lumin Nil në Egjipt përfshinte përmbytjen e tempujve dhe shtatoreve gjigante. Ato i zhvendosen, por gjatë rivendosjes kurrsesi nuk u arrit që në një ditë dielli të ndriçonte një pjesë brenda në tempull. Kjo tregon se të lashtët kanë ditur diçka më shumë se ne” – shton Nazmi Selimi.
Z. Nazmi, a jeni i sigurt se e keni ç’koduar Stonehenge dhe ku e mbështesni këtë?
Matematika është matematikë. Që nga shtatori i vitit 2009, unë e kam provuar me mijëra herë dhe përfundimi është veç saktësia. Jam detyruar të studioj të gjithë kalendarët e lashtë të sumerëve, egjiptianëve, majave etj., si dhe ato të sotëm.
Ky nuk ngjason me asnjërin, por është më i përkryeri dhe shumë më i përsosur se kalendari i sotëm. Unë kam afro 40 vjet që merrem me kërkimin e mistereve.
Të dhëna që për shumë njerëz janë të parëndësishme për mua kanë vlejtur shumë. Kështu para 20 viteve, në Selcë të Vermoshit unë kam takuar një të moshuar, i cili parashikonte me saktësi motin, jo për një ditë apo për një javë, por për 6 muaj.
Formula që përdorte selciani nuk ishte asgjë tjetër, veç rregullsia e përsëritjes së ditës që shprehet në kalendarin e Stonehenge. Përveç kësaj, më kanë ndihmuar dhe detaje të tjera që duken të vogla.
Po ju nuk keni qenë asnjëherë në Stonehenge dhe pretendoni se e keni ç’koduar… Ndërsa janë të shumtë studiuesit dhe qendrat shkencore në botë që merren me Stonehenge. Si e shpjegoni këtë?
As deshifruesit e mëdhenj si Shampolioni e Juri Knorosov nuk i panë nga afër Piramidat e Egjiptit dhe të Majave, por i deshifruan hieroglifët e Egjiptit të lashtë dhe shkrimet e Majave.
Francezi Shampolioni nuk ishte akademik, ai veç këmbënguli dhe vërtetoi të kundërtën e asaj çfarë mendonin “baronët e shkencës”, që një hieroglif, pra një figurë paraqet veç një germë. Unë nuk kam titull shkencor, nuk bëj pjesë në asnjë staf shkencor, por edhe Juri Knorosov ishte veç një vrojtues artilerie në Luftën e Dytë Botërore.
Ai vrojtoi librat që po digjeshin në bibliotekën e Berlinit dhe mori fjalorin e një prifti spanjoll, dhe kjo vepër e gjetur rastësisht prej tij e ndihmoi në studimet e mëvonshme.
Punimet kryesore në Stonehenge i ka kryer një kolonel. Edhe në Giza, ishin xhenierët e Napoleonit që konstatuan se piramidat fshihnin të dhëna të sakta.
Unë jam ushtarak karriere me gradën Major i Logjistikës. Jam hetues me profesion dhe shumë kohë e kaloj duke studiuar misteret e lashtësisë.
Përse nuk i paraqisni rezultatet e punës suaj, atë çfarë pretendoni se keni zbuluar, tek institucionet shkencore përkatëse?
Kam tentuar. Kam shkuar tek drejtues të Akademisë së Shkencave dhe tek departamenti i fizikës në Universitetin e Tiranës.
Ato janë treguar shumë njerëzorë me mua, por mënyra e dorëzimit të materialit nuk më pëlqeu. Ne nuk kemi një ligj që të garantojë pronësinë intelektuale, çdo zbulim mund të vidhet para se të botohet.
Për ç’kodimin e Stonehenge, National Geographic Society kishte vendosur dikur një çmim. Afati i ofertave ka mbaruar, por jo interesi për të. Jam duke u përpjekur që të lidhem me institucionet e interesuara në Angli e SHBA.
ÇFARË ËSHTË STONEHENGE?
Kompleksi megalitik i Stonehenge është ndërtuar në Salisbury të Britanisë së Madhe, rreth vitit 3200 para Krishtit, në kohën kur u ngritën dhe piramidat e mëdha të Egjiptit. Përbëhet nga unaza të mëdha guri dhe ka një mori vrimash në terren në formë rrethore.
Nuk është ende e qartë për çfarë ka shërbyer dhe është po kaq e paqartë se si janë zhvendosur dhe pozicionuar gurë me peshë dhe madhësi të atillë të jashtëzakonshme.
Një pjesë e studiuesve mendojnë që është ndërtuar nga banorë antikë si një vend kulti, një pjesë tjetër si një kalendar gjigant për të mbajtur “shënim” ecjen e muajve, stinëve, viteve, të tjerë debatojnë rreth faktit nëse ishte një observator gjigant astronomik.
Termi Stonehenge nga anglishtja përkthehet fjalë për fjalë “gur i varur”. Sot ky vend është shndërruar në një vend turizmi masiv, si dhe vend pelegrinazhi për ndjekës të feve të reja neopagane.
Gazeta shekulli date 22 qershor 2010
Tërheqja në sprovën e parë në korrik të vitit 2010, kur tentova të botoj diçka për çkodimin e Stonehenge, për çudi nuk më skuqi e as më nguti që me dalë sa ma parë me “diçka intersante”, sipas vlersimit të atyne që lexuen përmbledhjen time nën titullin “ Stonehenge – libri i dijeve Hyjnore”. Vendimi me dalë publikisht me çkodimin e plotë më mori gjithë kohën dhe ka kenë dhe mbetet angazhimi im kryesor. Në nantor të vitit që shkoi, mbi bazën e gërmimeve të arkeologëve, arrita të rikrijoj projektin e plotë fillestar të Stonehenge. Gjetja e vendit të elementit të 333-të i dha fund rikonstruksionit, por jo leximit të dijeve që kodohen në Stonehenge. Vendosja e elementeve të gurta apo të drunjta në birat që kanë nxjerrë në dritë arkeologët, korigjimet e vogla të hamendjeve të tyne, ishte nji punë shumë e lehtë në krahasim me arkeologjinë e gjuhës së folun të ndërtuesve të Stonehenge.
Arritja e përfundimit se të njetjat dije që lexojnë studiuest në Piramidat e Egjiptit ndodhen në Stonehenge si dhe arritja e përfundimit tjetër se të njejtën gjuhë që flisnin ndërtuesit e Piramidave flisnin dhe ndërtuesit e Stonehenge, çoi në përfundimin se ka pasë nji dije e nji gjuhë të përbashkët për të gjthë njerëzimin. Kështu vendosa ta titulloj studimin që po përgatis ta botoj. Disa pjesëza të hymjes e të mbylljes së studimit po i publikoj për me marrë mendimin paraprak të lexuesit shqiptar në të katër anët e rruzullit.
Mendoj se nuk jam i parakohshëm, pasi janë të shumtë ata që janë kundër dogmës zyrtare se Stonehenge e ndërtuen njerëzit e shpellave me vegla prej guri, druni e kockash.
Natyrisht që jam I përgatitun që ma së pari të ndigjoj komentet e atyne që nuk dijnë as ka lidhet e as ka zgjidhet shkenca, si dhe të atyne që për dije kanë padijeninë e të tjerëve.
Kur ban diçka, dije se ke me pasë kundër ata që dojshin me ba të njejtën gja, ata që dojshin me ba të kundërtën dhe shumicën dërrmuese të atyne që s’dojshin me ba kurrsend.
Konfuci
Çfarë dihet për Stonehenge?
Stonehenge esht nji ndër 900 e sa rrathët me gurë në Angli. Cilësohet si objekti ma misterioz i lashtësisë që legjenda thotë se magjistarja Merlin i mori gurët gjigandë në Irlandë dhe brenda nji nate i çoi në vendin ku janë sot. Vetë emni difton se ka gurë e hon. Kuptimi i saktë i emnit Stonehenge esht gurëkanali. Fakt esht se dheu i nji hendeku rrethor me diametër afërsisht 110m, esht hedhë në anën e brendshme të kanalit dhe kemi nji stom kufizues të sheshit me diametër 91m. Ky sheshrrethim ka 1 hymje të madhe me nji rrugë të drejtë 2800 m.( Avenue), në anën kah lind Dielli dhe 1 hymje të vogël në jug. Në hymjen kryesore esht 1 gur rreth 5m i gjatë në pozicion të shtrimë, i ngulun pothuejse plotësisht në dhè. Këtë gur e quejnë Guri i sakrificës,( Slaughter Stone), pasi këtu mendohej se kryheshin therjet. Para hymjes e në fillim të rrugës janë 2 gurë dhe ma larg në mes të rrugës esht 1 gur gjigand i anuem,( Heel Stone). Në atë çka rrethon bregu i kanalit, jo ma larg se 5 m, në shesh janë gjetë 56 vrima të vendosuna në nji rreth, ku patjetër kanë kenë të ngulun gurë. Ky rreth njihet me emnin e zbuluesit të tij, Aubrey. Pothuajse ngjitë me këtë rreth janë 2 stome dheu që i quejnë “barrovv” ku ka shenja se ka pasë nga 1 gurë të ngulun. Gjithashtu janë edhe 2 bira të tjera në shesh, simetrike me birat në stome, që i cilësojnë pjesë të 4 gurëve stacionarë. Ma në brendësi janë gjetë 30 bira në nji rreth jo perfekt dhe afër tij, gjithnji drej qendrës janë 29 bira, përsëri në nji rreth jo perfekt, ku mund të ishte dhe nji birë tjetër, por që kërkimet në vendin ku mund të ishte japin faktin se aty nuk ka pasë gropë. Në radhë na del përpara rrethi me diametër 33 m. me 30 gurë gjigandë të ngulun në tokë që janë të lidhun në mënyrë të pandërpreme me 30 kapakë sipër. Para këtij rrethi esht nji rreth tjetër me 30 gurë të vegjël në krahasim me gurët e Rrethit të Madh. Në qendër të Stonehenge janë 5 treshe gurësh gjigandë të lidhun që formojnë nji elips të hapun nga ana e hymjes. Bash përballë hymjes esht Treshja e Madhe me 2 gurë të ngulun me gjatësi 9,1 m. dhe të lidhun me 1 arkitra sipër. Në krah të saj ja janë 4 treshet të nguluna në mënyrë simetrike. 2 treshet në krahët e Treshes së Madhe janë me naltësi gurësh 7,3 m. ndërsa 2 të fillimit janë akoma ma të vogla, diçka ma shumë se 6 m. Në qendër të Stonehenge, para Treshes së Madhe ishte 1 gur i madh që emnohet “Guri I Altarit”, (Altar Stone). Para tresheve ka pasë gurë të ngulun, por studiuesit e ndryshëm skicojnë numra të ndryshëm gurësh. E përbashkëta e tyne esht se para tresheve simetrike vendosin gjithmonë nga 3 gurë. Në Ditën e Solsticit të Verës, rrezet e diellit sapo dalin në horizont përshkojnë rrugën e hymjes, (Avenue), futen në mes të 2 gurëve tek porta dhe prekin Gurin e Altarit e Treshen e Madhe. Edhe sot e kësaj dite përkujtohet kjo ditë prej mija besimtarëve neodruidë e të tjerëve.
Sipas shkencës zyrtare ndërtimi I këtij monumenti nisi 5100 vjet ma parë e përfundoi para 3600 vjetësh. Në këto 1500 vjet, punimet u kryen në faza të ndryshme me distanca kohore shumëshekullore në mes fazave.
ÇFARË THONË FAKTET PËR STONEHENGE?
Përfundimet e projektit të kryesuar nga Profesor Mike Parker Pearson saktësojnë se para 10000 vjetësh Stonehenge ka kenë vend adhurimi për mbarë ishullorët; irlandezë, skocezë, uellsorë, etj. Në ditët e solsticeve merrnin me vete bagëti dhe i banin kurbanë në këtë vend.
Megjithatë profesori nuk lëviz nga ideja se rrathët nuk u banë njiherazi dhe nuk e çon ma herët se 5100 vjet datën e fillimit të punës së ndërtuesve të Stonehenge.
ÇFARË THONË STUDJUESIT PËR STONEHENGE?
Studimi I Profesor David P. Gregg “The Stonehenge Codes: A Nevv Light on Ancient Science…., sjell argumenta se ka pasë një projekt fillestar të Stonehenge, pasi në komleksin arkitekturor të Stonehenge zbatohen ekzaktësisht konstatet π (pi) e φ (fi) në raporte diametrash të rrathëve, të segmenteve të tyne, etj.
Pamvarsisht se shkenca zyrtare nuk bëzan mbi dritën që hedh prof. Gregg, pikëpyetjet që lindin prej arësyetimit të prof Gregg e të tjerë mosbesuesve të dogmës se Stonehenge e Piramidat i ndërtuen shpellarët me vegla druni, kockash e guri, na çojnë në tjetër bindje: ndërtuesit kishin njohuni shkencore. Nuk ka alternativë tjetër: Nji civilizim shumë i zhvilluem përzgjodhi materialin natyror të pashkatërrueshëm dhe ndërtoi objekte me gurë gjigandë duke i vendosë në mënyrë të atillë që të mbeten si dishmi e dijeve të tyne.
Përmbytja e Madhe shembi Kullën e Babelit por mbetën në kambë Stonehenge, Piramidat e Egjiptit dhe objekte të tjera prej guri në të cilat ndërtuesit nuk lanë asnji fjalë të shkrueme, por lanë dijet e tyne të kodueme matematiksht në konstruksionin eobjekteve.
- 1 = Guri i Altarit (The Altar Stone)
- 2 = Stom dheu, tumë pa varr (barrovvs)
- 3 = Stom dheu, tumë pa varr (barrovvs)
- 4 = Guri i skrificës, i kurbaneve,( the fallen Slaughter Stone),
- 5 = Guri i Anuem (the Heel Stone)
- 6 = Dy gurë simetrikë me gurët në stomet e dheut 7 = kanali rrethues
- 8 = bregu i brenshëm i kanalit
- 9 = bregu i jashtëm I kanalit
- 10 = rrugë e drejtë 2800 metra me kanale anash (The Avenue),
- 11 = rrethi me 30 bira që njihet me emnin “gropat Y “
- 12 = rrethi me 29 bira që njihet me emnin “gropat Z “
- 13 = rrethi me 56 bira që njihet me emnin “gropat Aubrey “
- 14 = hymja e vogël jugore.
5 Treshet e Qendrës,Rrethi Kryesor me gurë të mëdhenj të lidhun me arkitrena e Rrethi me 56 gurë. Ndërmjet 2 rrathëve me gurë ishin dy rrathë me druna.(vrimat Y e Z). Kanali rrethues ka ngjyrën e gurit gëlqeror të pllajës.
GURËT MUND TË FLASIN
Shkencëtarët po përpiqen që prej fosileve të gurëzueme me nxjerrë ADN-në e krijesave të zhdukuna “qysh kur s’din kush me diftu”.
Gurët janë ato që ruejnë edhe ADN-në e dijeve të stërlashta.
Gurët janë ato që ruejnë edhe ADN-në e fjalëve të ndërtuesve të stërlashtë.
Gurët janë ato që ruejnë edhe çka i takon “relatives” dhe çka i takon ”absolutes
E PARA ISHTE FJALA
I bindun se ka pasë nji gjuhë të vetme dhe se ajo nuk esht zhdukë pa lanë gjurmë,
I bindun se shqipja e sotme esht gjuha fosile e gjallë e ditëve tona,
I bindun se Shkodra ka kenë përherë nji ndër kryeqendrat botnore, saqë gjeografët e lashtë vargmalin që rrethon liqenin e Shkodrës e shënonin “Zinxhiri I Botës”,
I bindun se e folmja e trevës së Shkodrës ka ruejtë tehun e fjalës të limuem në të dy anët, pasi në jetë të jetëve ka kenë nyje e randësishme detare e kontinentale, për krejt Mesdheun e përtej Mesdheut, për rrethinat e veta e tutje thellë në kontinent,
I bindun se maja e tehut të fjalës shqipe zhbiron çdo fjalë të lashtë dhe nxjerr dijen prej saj, hodha hapin e pazakontë:
Prej fjalëve që kanë kuptim veç në shqip nisa me nxjerrë dijet e lashta në objektin ma misterioz me gurë ku nuk ka asnji fjalë të shkrueme.
Ligji i ruejtjes e shndrimit të energjisë filloi ti shndrojë Fjalët në Dije e Dijet në Fjalë.
Me anë të Gjuhës filloi aventura e çkodimit të numrave që janë në Stonehenge dhe me anë të Matematikës së përdorun në Stonehenge filloi kodimi i Gjuhës.
Mbi bazën e gjetjeve të arkeologëve nisi puna për rikrijimin e projektit fillestar të Stonehenge dhe mbi bazën e rrokjeve të Shqipes nisi arkeologjia e Fjalëve.
Gjatë pothuaj nji dekade, nji nga nji nisën me zanë vendin e vet elementet në rikonstruksionin e plotë virtual të Stonehenge. Në nantorin e vitit që shkoi elementi i 333-të i vuni kapakun punës për rigjetjen e projektit fillestar. Leximi i dijeve që shënohen me numra esht shumë i lehtë, pasi esht përdorë matematika e thjeshtë. Edhe vetë profesorët që ditënatë shpjegojnë dogmën se si shpellarët me vegla guri, druni e kocke i morën gurët 50 tonësh 200 kilometra larg dhe i vunë me përpikmëni këtu, do ta pranojnë se të ditunit, ose ma mirë me thanë, shumë ma të ditunit se ne, përzgjodhën vendin e materialet për ndërtimin e Kompleksit arkitekturor të Gjithëdijes që quhet Stonehehge.
Megjithëse ishte fjala që nisi çkodimin e Stonehenge, puna për kodimin e gjuhës esht ma e vështira. Ngrehina e të ashtuquejtunës shkencë gjuhësore esht nji grumbull teorish që të çojnë tek askushi paraindoevropian e tek gjuha e tij e shpikun që nuk esht folë kurrën e kurrës.
Ashtu si objektet e lashtësisë të gjenduna anekand rruzullit kanë lidhje mes tyne dhe na tregojnë Njidijen e lashtë, ashtu edhe gjuha e ndërtuesve të këtyne objekteve ka lidhje të pakëputuna edhe sot dhe na tregojnë Njigjuhën njerëzore, ose gjuhën përbashkuese të të folmeve në mbarë rruzullin, shqipen e sotme.
Kjo esht arsyeja që për publikimin e studimeve që po përgatiten për botim zgjodha titullin: Nji gjuhë, nji dije me nëntitullin: Çkodimi i Stonehenge dhe kodimi i gjuhës.
Fjala e parë çkoduese e Stonehenge
Fjala dozen (duzinë, dozzina, douzaine, dutzend, düzine, tuzin, etj.) tregon numrin 12. Kjo njisi matëse e lashtë përdoret edhe sot. Në fakt tregon dy gjashta, dy zena, dy stinë. Nji stinë që zen (xen, nxen) shumë e nji stinë që zen pak. Ose 6 muej që zejnë njenin pol, e 6 muej që zejnë polin tjetër. Solsticet janë pikat kulmore që dajnë vitin në dy zena. Në njenin pol ka vetëm dritë për 6 muej e në polin tjetër vetëm terr në këta 6 muej.
Edhe arkeologjia gjuhore na sjell dëshminë e pakundërshtueshme se numri gjashtë quhej zen në kohën e Njigjuhësisë. Në holandisht fjala për gjashtën esht zes. Në gjermanisht sechs (zeks), Holandishtja (dutch) dhe gjermanishtja prej gjuhëtarëve përbashkohen me gjuhët anglosaksone, pra edhe me anglishten që siç duket i ka humbë kjo fjalë e kohës së Njigjuhësisë dhe në mungesë të saj përdor shprehjen half-dozen për gjashtën. Kush di shqip e kupton këtë lojë fjalësh, gjysma e dy gjashtave = gjashtë.
Dozen = do zen = dy zen. = dy gjashta.
(Origjina e fjalëve emnuese për numrin 6 në gjuhët e sotme na çon vetëm tek nji pikë: Diellin me 6 rrezet e tij dhe Njigjuhësinë e kuptueshme vetëm prej shqipes )
Rruga e gjatë 2800 m (Avenue) të cilën e ndjekin rrezet e Diellit ditën e Solsticit të Verës e çon Dritën tek Guri Altarit (Altarstone) në Qendrën e Stonehenge. Rrezja e Diellit në këtë ditë shërben si Diametër që dan rrathët, gurët e shenjat mbi rrathë e jo në rrathë në dy pjesë të barabarta simetrike. Guri i Altarit dhe Treshja e Madhe pas tij dahen përgjysmë, por 4 Treshet e tjera qendrojnë simetrike përkundruall njena tjetrës tuj pasë përpara të ngulun secila nga 3 gurë ma të vegjël se vetë ato. Në këtë mënyrë kemi 12 gurë të ndamë nga 6 gurë në secilën anë. Këto janë muejt e vitit. Rrethi i madh me 30 gurë I lidhun me kapakë sipër tregon ditët e muejit. Stonehenge shënon vitin 360 ditor të njoftun prej të lashtëve egjiptianë, sumerë, babilonas, etj, me gjurmë të vona tek 360 idhujt në Qabe e 360 kishat e Shasit në Shqipëri. Viti ka 365 ditë dhe Stonehenge me 5 treshet e mëdha na tregon 5 ditët shtesë të kalendarit në kohën e Solsticit të Verës. (12muej x 30ditë/muej = 360 ditë; 360 + 5 = 365).
Kjo esht fjala e parë çkoduese dhe përcaktuese e sasisë së gurëve para tresheve të qendrës. Njigjuhësia pikërisht me fjalën dyzen tregon veglën e stërlashtë me dy tela (çiftelinë), prodhuese të tingujve shoqnues të baladave.
Dyzen = dy zen = dy zane.
Teoricienët e gjuhësisë, të nisun prej padijes ose edhe me dashje kanë lanë jashtë gjuhëve të ashtuquejtuna indoevropiane turqishten që ka ruejtë prej kohës së Njigjuhësisë e Njidijes së lashtë fjalën düzen, që tregon rregullin, harmoninë…. Rregulli e harmonia e përgjithshme janë dy zena, dy anët e kundërta të gjithshkaje. Përsëri fjala harmoni tregon vegël muzikore, por baza esht dyzeni, që në shqip përfshin gjithë muzikën. Dy telat prodhojnë tingujt e gëzimit e idhnimit. (hidhërimit). (Zani esht valë = drita esht valë)
Dielli e Deja (foto nga “un jam burrels”)
Fjala e dytë çkoduese në Stonehenge
Fjala long dozen, e pakuptimtë për gjuhëtarët ka lindë nga ndarja e vitit në 13 pjesë, pra më gjatë se 12 pjesë. Kështu kemi kalendarin me 13 muaj 28- ditësh dhe vitin me 364 ditë. (13 x 28 = 364). Dita e solsticit të verës, që edhe sot e kësaj dite është ditë feste për neodruidët, është dita e 365 e vitit.
Akoma ma shumë. Treshja e Madhe mund të quhet edhe Treshja e solsticit, pasi në këtë ditë rrezet e diellit që e ndriçojnë sipas rrugës së mirëpërcaktueme na kujtojnë se ajo esht ma e madhja ose ekzaktësisht 1,25 herë ma e lartë se dy treshet që ka në krah. (73dm X 1,25 = 91dm). Sytë e adhuruesve të ditës së solsticit shohin Treshen e Madhe dhe kuptojnë se dita e fundit duhet të llogaritet nji çerek ma e gjatë. Mbledhja e thjeshtë na thotë se viti llogaritej njilloj si sot 365.25 ditë.
Ky është kalendari përjetësisht i pagabueshëm, pasi dita e parë e muejit të parë të vitit fillon gjithmonë pas ditës së solsticit të verës dhe dita e vitit të brishtë vetështohet para solsticit. Nji kalendar i tillë sjell përsëritjen e datave të muejve në vitet pasardhës, në të njejtën ditë të javës, pasi viti ka 52 javë dhe dita e solsticit nuk shenohet si ditë e javës, por shënohet si ditë feste (dita e solsticit). Në rastet e viteve të brishta ose pas 52 muejve 28 ditor shënohen 2 ditë feste ( dita e parasolsticit dhe dita e solsticit). Viti i Ri nis pas ditës së Diellit (dita e Solsticit të Verës). Dita e parë e vitit esht dita e Hanës, se për nga randësia për Tokën, rënditet fill pas Diellit. (edhe kalendari i vitit 360 ditor ishte përjetësisht i pagabueshëm, pasi dita e parë e muajit të parë të vitit fillonte gjithmonë dy ditë pas solsticit të verës dhe dita e vitit të brishtë vetështohet para solsticit. )
Gjithëdija e kodueme në stonehenge
Fjala çoi në çkodimin e Stonehenge. Fjala dozen vendosi 12 gurë nga 6 në secilën anë. Fjala long dozen vendosi gurin e 13-të. Janë 13 javë që përbajnë stinën (13 x 7 = 91) e 13 muej që përbajnë vitin (13 x 28 = 364). Kjo fjalë nuk pranoi asnji gur tjetër përbri dhe saktësoi dhe numrin 28 të gurëve në Qendrën e Stonehenge që janë brenda rrathëve. Dijet shkencore e mbështesin plotësisht muejin 28 ditor. Ky esht mueji biologjik i njeriut.
Mueji menstrual femnor esht 28 ditor. Shmangiet nga kjo periudhë e saktë janë të patolerueshme në kohën e shtatzanisë. Ngjizja e zhvillimi i fetusit kalon në faza 7 ditore e 28 ditore. Shtatzania zgjat 10 muej 28 ditor ose 40 javë dhe përcaktimi 9 mujor i shtatzanisë esht nji çorbë joshkencore. Të lindunit e parakohshëm gabimisht emnohen shtatanikë kur në fakt lindin 8 muejsh ose 224 ditësh, aq sa esht viti i planetit Venus ( Afrodita) Këto mrekullisht jetojnë dhe nuk kanë asnji mangësi në zhvillimin e tyne. Të lindunit në muejin e 9-të e në fillim të të 10-tit zakonisht nuk jetojnë. Siç duket nuk mbrohen nga Afrodita.
Mueji biologjik shënohet gjthashtu nga lëkura e njeriut që zevendësohet plotësisht çdo 28 ditë.
Edhe betoni i zakonshëm ngrin për 28 ditë.
Të gjitha këto fakte vertetojnë se Dielli esht ndikuesi i kësaj periudhe të saktë. Ndërtuesit e Stonehenge i dinin këto dhe prandaj kanë vendosë 28 gurë në Qendrën e kompleksit me rrathë.
Ndërtuesit e Stonehenge dinin gjithshka dimë ne sot dhe shumë e shumë ma tepër se ne.
Qendra e Stonehenge. Projeksion nga lart.
- Altarstone (Guri I Altarit ) = 1 gur
- Treshja e Madhe = 3 gurë
- Treshet e Mesme = 6 gurë
- . Treshet e Vogla = 6 gurë
- Gurët para tresheve = 12 gurë
Gjithsej = 28 gurë
Stonehenge paraqet sistemin tonë planetar me Diellin në Qendër të tij
Me 28 gurë projektuesit e ndërtuesit të Stonehenge shënonin Diellin në qendër të sistemit tonë planetar. Rrathët që mbështjellin 28 gurët shënojnë trupat qiellorë sipas radhës: Merkuri, Venusi, Hana (rrethi me 29 bira), Toka e Marsi (rrethi Aubrey me 56 bira). Këto janë trupat qiellorë të ngurtë të sistemit tonë diellor që quhen të brendshëm prandaj rrethohen me nji kanal (henge).
Guri i Madh që ndodhet jashtë rrethit, (heel stone), shënon planetin e Jupiterit.
Kaq trupa qiellorë shënonin sumerët e pasuesit e tyne babilonasit, egjiptianët, etj. Kaq trupa shënonte dhe Arkimedi. Orbitat e sakta të këtyne trupave qiellorë i llogariste me përpikmëni Mekanizmi i Antikiterës. (Antikythera mechanism).
Në Stonehege lexohen kalendarët e saktë jo vetëm të Tokës, por dhe të trupave të tjerë.
Bindja se Ndërtuesit e Stonehenge dinin gjithshka na shtyn që të kuptojmë faktin se përse rrethi I Tokës nuk esht perfekt. Ky rreth esht pak i shtypun se kështu esht forma e planetit ku jetojmë ne. Edhe rrethin e Hanës duhet ta lexojmë ashtu siç e shkruejtën ndërtuesit. Megjithëse i kanë lanë vend edhe nji bire të 30-të ato nuk e hapën se mueji hanor ka 29. 53 ditë. Në 29 bira u vendosën 29 elementë të plotë, ndërsa vendi bosh nënkuptonte që nuk ekziston dita e plotë e 30-të, por as nuk kalohet menjiherë pas ditës së 29-të tek dita e parë e muejit pasardhës. Ata kishin gjetë zgjidhjen ideale. Sipër tokës vendosën nji trung sa gjysma e drunave të ngulun, që rikujtonte llogaritjen e muejit hanor nji herë me 30 ditë e nji herë me 29 ditë.
Projektuesit e Ndërtuesit nuk kanë lanë asnji trup qiellor të brendshëm pa e paraqitë në Kompleksin e Gjithëdijes me emnin Stonehenge. Dy stomet e dheut, (barrovv), të vendosun ngjitë me rrethin e Marsit shënojnë dy satelitët e tij që orbitojnë shumë afër planetit. Mitologjia na i ka përcjellë dy shoqnuesit e Marsit dhe shkencëtarët e sotëm sa i panë satelitët e Marsit “pa nji pa dy” ju vunë emnat Phobos dhe Deimos.
Asnji detaj I Gjithëdijes nuk mbetet pa gjurmën e vet në Stonehenge. Gjithshka na e lanë që ta lexojmë ne. Guri i Sakrificës që ndodhet tek Porta Kryesore e Stonehenge mendohet se esht zhytë në tokë. Nuk esht aspak e vertetë. Ky gur paraqet trupat qiellorë (asteroidët) që godasin planetet. Ai esht vendosë ashtu që në projektin fillestar dhe çuditnisht emni që i kanë dhanë arkeologët (the fallen Slaughter Stone), përputhet plotësisht me të vërtetën që kanë dashtë të transmetojnë për ne. Nji trup që bie e ngulet në nji trup tjetër qiellor sjell katastrofë për vetë trupin që e përthith me forcën e gravitetit të tij. (Kujtojmë zhdukjen e dinosaurëve.)
Edhe Guri i Anuem, (the Heel Stone), esht i vendosun ashtu që në projektin fillestar. Ai paraqet planetin e parë të jashtëm, Jupiterin. Gjigand dhe i palatuem ai gur esht vendosë që të tregojë madhësinë e formën e tij. Vendosja në rrugën e Diellit bash në ditën në ditën ma të gjatë të vitit, pra kur lëshon rreze ma shumë mbi Stonehenge esht tregues i energjisë së brendshme të Jupiterit. Ai lëshon energji ma shumë se merr prej Diellit. Në mitologji Jupiteri i barasvlershëm me Zeusin esht lëshuesi i rrufeve. Planeti Jupiter esht gjigandi i rrufeve. 6000 gradë celcius shënon termometri në sipërfaqen e Diellit, deri në 20000 gradë celcius esht temperatura e rrufesë. Kjo esht arsyeja tjetër e vendosjes në rrugën e Ndriçimit të Madh.
Përkulja e qëllimshme e Gurit tregon se Jupiteri esht Engjëlli mbrojtës i planeteve të brendshme. Me fushën e fuqishme gravitacionale, Ai u pret rrugën asteroidëve dhe i përthith në brendësinë e tij të gaztë.
Stonehenge paraqet sistemin tonë planetar me Diellin në qendër që shënohet prej 28 gurëve në Qendër
Rrethi i parë me 30 gurë të vegjël shënon Merkurin e Vogël.
Rrethi i dytë me 30 gurë të mëdhenj shënon Venusin.Mbulesa me kapakë paraqet atmosferën shumë të dendun që mbështjell këtë planet.
Rrethi i tretë me 29 bira paraqet Hanën me ciklin e saj mujor.
Rrethi i katërt me 30 bira paraqet Tokën tonë.
Rrethi i pestë me 56 bira paraqet Marsin
Dy stomet e dheut (barrovv) shënojnë dy satelitët e Marsit
Kanali rrethues tregon kufinin e ndamjes së trupave të ngurtë të brendhëm të sistemit tonë diellor.
Guri i shtrimë i ngulun në tokë tregon nji trup asteroid që ka goditë trupat e brendshëm të ngurtë.
Guri i Anuem jashtë kanalit rrethues shënon planetin Jupiter.
Guri i sakrificës paraqet nji asteroid të ngulun në tokë.
Guri i Madh i Anuem jashtë Kanalit rrethues paraqet Gjigandin e gaztë të rrufeve, Jupiterin, përthithës i asteroideve e mbojtës planeteve të brendshme të ngurta. Emni tjetër i Jupiterit esht Zeus dhe simboli i tyne esht rrufeja.
Dy stomet e dheut në rrethin e Marsit paraqesin 2 satelitët e tij.
PARAQITJA E JETËS E PAJETËS NË STONEHENGE.
Rrezet e diellit në solsticin e verës e ndajnë përgjysëm Stonehenge.
Në ditën e Solsticit të Verës neodruidët e të tjerë presin lindjen e Diellit, rrezet e të cilit pasi përshkojë rrugën e drejtë 2800 metra (Avenue) futen në mes të dy gurëve tek Hymja e Madhe e Stonehenge, mësyjnë Gurin e Altarit e tejshpojnë mespërmes Treshen e Madhe duke e nda Stonehenge në dy pjesë simetrike.
Edhe vetë solsticet e ndajnë vitin në dy pjesë simetrike. Nga solstici në dimer që shënon ditën ma të shkurtë të vitit deri në solsticin në verë që shënon ditën ma të gjatë të vitit janë 182 ditë, ku çdo ditë esht ma e gjatë se dita paraardhëse. E kundërta ndodh në periudhën nga solstici në verë deri solsticin në dimer.
Si rezultat i animit të boshtit të Tokës me 23,45 gradë , në pole kemi 182 ditë në dritë dhe 182 ditë në terr.
Në Stonehenge kjo periudhë shënohet nga 182 gurë.
Kompleksi I Diellit 28 gurë
Rrethi I Merkurit 30 gurë
Rrethi I Venusit 60 gurë
Rrethi I Marsit 56 gurë
Shënuesi I Jupiterit 1 gur
Shënuesi i Asteroidit 1 gur
Stomet e satelitëve të Marsit 2 gurë
Gurë stacionarë 2 gurë
Gurë tek Hymja e Madhe 2 gurë
Gjthsejt 182 gurë.
( Në birat e rrathëve të Hanës e të Tokës ishin të ngulun elemente prej druni. Me këtë material organik shënohet çifti I trupave qiellorë që mundësojnë jetën. Ndikimi I Hanës për jetën në Tokë esht i padiskutueshëm, prandaj edhe ai trup shënohet me druna. )
NË STONEHENGE LEXOHEN DIJET SHKENCORE.
AKTI VITETI FIZIKO – KIMIK. ( landa kimike)
Dielli, Merkuri e Venusi, janë trupa astronomikë ku esht e pamundun jeta. Nuk ka pasë kurrë jetë dhe nuk do të ketë kurrë aktivitet biologjik në këto 3 trupa qiellorë. Në Stonehenge shënohen nga 118 elemente të gurtë. 28 gurë shënojnë Diellin që zien dhe 90 gurë shënojnë dy trupa të ngurtë që sillen rreth Diellit. (28 + 30 + 60 = 118).
118 elemente kimikë, sipas nji rendi të paracaktuem, janë të rreshtuem në tabelën e elementeve kimikë, prej të cilëve 90 elemente janë solidë ( të ngurtë) dhe 28 janë të langshëm, të gaztë ose të panjohun. Të panjohunit, megjithse shkencëtarët arrijnë ti krijojnë artificialisht, ato nuk kanë jetë, prandaj nuk u dihet gjendja fizike e tyne. Për elementin e 118 që renditet në grupin e gazeve fisnikë, shkencëtarët që ja arritën ta krijojnë artificialisht nuk arrijnë të shprehen me saktësi nëse esht gaz apo jo për shkak të jetëgjatësisë tepër të shkurtë të këtij elementi.
118 gurë shënojnë trupat qiellorë pa jetë: Stonehenge në gjendjen e tanishme.
Diellin e gaztë e të langtë me elemente
në shndrim të vazhdueshëm me 28 gurë,
Merkurin dhe Venusin të ngurtë me 90 gurë.
Paraqitja e 118 elementeve kimikë në tabelën moderne periodike.
90 elemente janë të ngurtë. (solidë)
28 elemente janë jo të ngurtë: 11 të gaztë, 2 të langtë, 15 të paqendrueshëm.
Në qendrën e Diellit nis shndrimi i hidrogjenit në helium.
Në tabelën e elementeve, në grupin e parë kemi vetëm elementet hidrogjen e helium.
Grimca ma e vogël e elementit, kimikisht e pandashme esht atomi. I gjthë kompleksi arkitekturor paraqet atomin me strukturë të ngjashme me sistemin planetar.
28 gurët e Qendrës shënojnë bërthamën e Atomit. Dy strukturat e ndryshme; 15 gurë të lidhun në treshe e 13 gurë të palidhun shënojnë dy mikrogrimcat e bërthamës së atomit, protonet me ngarkesë pozitive e neutronet pa ngarkesë.
Rrathët që mbeshtjellin njeni pas tjetrit 28 gurët e Qendrës janë 5 shtresa të elektoneve me ngarkesë negative që orbitojnë rreth qendrës. Shtresa e 6-të shënohen nga 2 gurët tek hymja dhe shtresa e 7-të shënohet nga Guri i Jupiterit. Guri i Anuem tregon faktin e shkëputjes së elektronit për me u lidhë kimikisht me nji atom tjetër të të njejtit element ose me elemente të tjerë. Ky gur shënon valencën 1, gurët në rrugën e hymjes gjithashtu shënojnë valencën 2 ose 3 së bashku me Gurin e Anuem. Guri Shtrimë shënon valencën zero, ndërsa 4 gurët stacionarë shënojnë valencën 4.
Guri i Jupiterit, shënues i fuqisë së jashtëzakonshme të rrufesë që nuk esht asgja tjetër veç përplasje e ngarkesave elektrike e çlirim energjie me temperaturë disa herë ma të naltë se temperatura e sipërfaqes së Diellit, na kujton edhe mënyrën e shkatërrimit të bërthamës së atomit me goditje të drejpërdrejtë siç ndodh simbolikisht në ditën e solsticit të verës.
AKTIVITETI BIOLOGJIK (landa organike)
Në Stonehenge grupi i 28 gurëve, shënues i muejit biologjik, njikohësisht shënon dhe numrin e ADN-së njerzore me 23 gurët vertikalë. Çdo qelizë përmban 23 kromozome janë të rendituna në varg por të lidhuna me nji varg tjetër identik që formojnë 23 çifte kromozomesh. 22 çifte janë të ngjashme si tek femna edhe tek mashkulli dhe quhen autozome. Vetëm tek çifti i kromozomeve të gjinisë shënohet ndryshimi. Tek femna kromozomet e gjinisë janë të njejta dhe shënohen për arsye identifikimi me X. Tek mashkulli janë të ndryshëm dhe shënohen me X kromozomi femnor dhe me Y kromozomi mashkullor. Në Stonehenge çifti i 23-të i kromozomeve shënohet nga guri I Qendrës (Altarstone). Për dallimin e kromozomeve të gjinisë, tek Guri I Qendrës ishin shenja dalluese të tjerë.
Qendra e Stonehenge. Projeksion nga lart i gurëve vertikalë
- Altarstone (Guri I Altarit ) = 1 gur
- Treshja e Madhe = 2 gurë
- Treshet e Mesme = 4 gurë
- . Treshet e Vogla = 4 gurë
- Gurët para tresheve = 12 gurë
Gjithsej = 23 gurë
E PËRBASHKËTA E LANDËS JOORGANIKE DHE ORGANIKE.
Krijimi i elementeve kimikë bahet në kazanin bërthamor në yje. Në bërthamën e yjeve nis fuzioni me shndrimin e hidrogjenit në helium. Nga ana strukturore esht kalimi nga nji elektron në dy elektrone dhe ngjizja e neutroneve në bërthamën e atomit. Shtimi I nji elektroni esht rezultat i shtimit të nji protoni në bërthamë dhe i ndryshimeve në numrin e neutroneve. Çdo electron që shtohet sjell nji element të ri kimik. Shtimi I elektroneve në yje akoma ma të mëdhenj se Dielli ynë vazhdon deri krijimin e Uraniumit me 92 elektrone. Elementet me numër ma të lartë se 92 quhen transuranike dhe krijohen nga kalbja radioaktive ose artificialisht në laborator.
Landa organike nuk esht asgja tjetër veç kod i veçantë kimik.
ADN-ja e njeriut me numër 23 në vazhdimësinë e përjetshme paraqitet me 92 kromozome. 46 kromozome tek mashkulli e 46 kromozome tek femna. Krijimi I pasardhësit esht përzgjedhja mes vedi e 92 kromozomeve.
Në rikonstruksionin e plotë sipas projektit fillestar të Stonehenge me 333 elemente, shënohen saktësisht 92 kromozomet dhe dallohen kromozomet e seksit. Elementi i gurtë që shënon elementin kimik me numrin atomik 92, shënon dhe kromozomin mashkullor Y
Asgja nuk esht e rastësishme.
182 gurët në Stonehenge janë shënues të dritës. Ata shënojnë kohëzgjatjen në ditë të ndriçimit në polet e tokës dhe njikohësisht thellësinë në metra të depërtimit në ujë të dritës. Shumë prej gjallesave ujore që jetojnë nën thellësinë 182 metra quhen fosile të gjalla pasi terri madh i kohës së zhdukjes së dinosaurëve nuk ndikoi në jetën e tyne.
Për të gjitha dijet që zotërojmë sot, nga mikrothërmijat deri tek makrouniversi, nuk shtrohet pyetja: “ A i dinin ndërtuesit e Stonehenge?, por “Si duhet ti lexojmë në Stonehenge?” Leximi i përpiktë na çon në përfundimin se përsëritja e civilizimeve, e dijeve, është deri në atë pikë sa nuk lëviz as pika e as presja. Janë të njejtë edhe sistemet e numrave e të matjeve. Ne kemi rigjetur apo trashëguar nga civilizimi parardhës sistemin dhjetor të numrave, njësinë e matjes së gjatësisë, metrin me shumëfishat e nënfishat e tij. Njilloj si ndërtuesit e Stonehenge ne rrethin e matim me 360 gradë. Sistemin koordinativ me 360 gradë. Kohën e matim me orë që ka 3600 sekonda. Njilloj si ndërtuesit e Stonehenge ne e dimë se zeroja absolute është – 273 gradë të shkallës së matjes me 100 gradë të temperaturës së ujit nga ngrimja në avullim. (Saktësisht – 273,15, por në Stonehenge paraqitet me numër elementesh të plotë, 273)
Numri në grupe të veçanta elementesh, raportet mes grupeve të elementeve, na tregojnë këto shifra e shifrat themelore: konstantet.
Të gjitha dijet mund të lexohen në Stonehenge.
KODIMI I GJUHËS
Me fjalën dozen nisi çkodimi I Stonehenge. Edhe kodimi i gjuhës nisi prej fjalës dozen. Ndamja në rrokje dhe shpjegimi i kuptimit në shqip esht punë e thjeshtë. Puna kryesore esht analiza e çdo tingulli të dy fjalëve përbamëse të fjalës dozen = do zen. Në fjalën që shënon numrin 2 në fjalën e përbame dozen, duzinë, dozzina, douzaine, dutzend, düzine, tuzin, ducis etj., si dhe në vetë fjalën e veçantë për numrin 2 kemi zanore të ndryshme. Prej këtej del përfundimi se zanoret kanë vlerë të barabartë. Ky ka kenë shkaku që në hieroglifet egjiptiane e në shkrime të tjera të lashta nuk shkruheshin zanoret.
Fjala e dytë, zen, e fjalës dozen tregon veprim qysh në Njigjuhësinë e atëhershme dhe në shqipen e sotme esht folje në kohën e tashme, veta e dytë dhe e tretë, numri njejës, mënyra dëftore. Veprimi esht me ze në mënyrën paskajore dhe shprehja e kryemjes së veprimit në kohë të ndryshme, në mënyra të ndryshme nga persona të ndyshëm ose përcaktimi I vendit ku kryhet veprimi bahet me anë të tingujve që i bashkangjiten fjalës bazë në mënyrën paskajore. Ze, zen zes, zem, zej, zejë, zekë, zetë, zebë. Prej gjuhëtarëve këto quhen mbaresa dhe kaq. E vërteta esht se secili tingull ka vlerën e vet. Psh tingulli n esht shënues I transferimit të veprimit; tingulli m esht shënues i pronësisë, i përfitimit të veprimit ose i pjesmarrjes në veprim.
Ashtu sikurse zanoret që përveç vlerës së barabartë tingullore kanë edhe vlera të veçanta, gjithashtu edhe bashkëtingëlloret, përveç vlerave të veçanta kanë edhe vlera të barabarta. (janë tinguj të barasvlershëm në fjalë). Përcaktimi i vlerës së tingullit, esht baza e shkencës së gjuhësisë. Ligji i vlerës së tingullit esht ligji themelor i Dijes Gjuhore. Çdo tingull ka vlerën e vet.
HISTORI E SHKURTË E SHKRIMIT SHQIP
Shqipfolësve të sotëm, trashëgimtarë e rojtarë besnikë të Njigjuhës së lashtë nuk u mësoi kush as gjuhën e as shkrimin. Ata ishin pjesë e kulturës së lashtë dhe sot mund të quhen pronarë të alfabeteve e të shkrimeve të lashta se veç në shqip merr vlerën e saktë çdo shenjë e çdo tingull.
Nefillim, në krye të herës esht folë e shkruejtë me gjuhën që flasin shqipfolësit e sotëm.
NJI FJALË rreth 2800 vjet ma parë. Autori i lbrit të parë në perëndim.
Sekreti i domethanjes së gurëve kuptohet vetëm prej atyne që “Iliadën” dhe “Odisenë” e lexojnë mirë prej fillimit, prej kapakut të librave. Ai që i mblodhi kangët, nuk përvetësoi asgja. Ai i ndigjoi, i shkroi dhe i shumëfishoi pa e humbë autorësinë. Autori ishte populli, rapsodët popullorë. Rapsodi nuk ishte ndryshe dhe nuk konceptohet ndryshe, por qorr, i verbët, pa dritën e syve, në terr. Në kapakët e librave tanë të lashtë ma së pari kemi këtë emën :
OMER = O M ER = O M’ ER = O M’ ERR = O MË ERR.
Kështu nisin librat e parë që njohim dhe këtu nis leximi në Njigjuhën e lashtë që ruhet pastërtisht prej shqipfolësve. Kush e lexon shqip kapakun kupton gjithë çka shkruhet brenda. Çdo emën vendi, njeriu apo perëndie, kuptimin e saktë e ka veç në shqip.
A do të vazhdojmë qorrazi të besojmë “fantashkencën” se ka pasë nji popull paraindoevropian e nji gjuhë paraindoevropiane që na paskan hupë prej faqes së dheut, apo do të na hapen sytë të lexojmë e ti kuptojmë fjalët e qorrit, atij që o m err
Kjo fjalë esht guri i provës. Kush di shqip ka dijeninë e botës.
NJI FJALI ME 4 FJALË. Ma herët se 1525 vjet ma parë. MOZAIKU I MESAPLIKUT
Α ΠΑϘ ΚΕ ΑC
Mozaiku I Mesaplikut në Muzeun Kombëtar.
Mozaiku i Mesplikut qyshkur doli në dritë prej arkeologut Damian Komata në vitin 1979 e deri më sot çmohet shumë për bukurinë në realizimin e tij dhe ka zanë vendin që meriton në Muzeun Kombëtar. Ndonëse ai që ja pa synin i pari e cilësoi si portret i nji njeriu të randësishëm, ndonëse duket se esht portret i nji labi, ndonëse në kokë ka kapele filozofi ka edhe majucin lab në kapele, ndonëse arkeologjia përcaktoi dhe kohën e realizimit të këtij mozaiku, ndonëse dihen shqiptarët e famshëm të asaj periudhe, ndonëse shkonjat janë shumë të qarta, ndonëse ato 8 germa janë në 4 rreshta, gjuhëtarët tanë as që i lexojnë si fjalë e as si fjali. Të vjen me qesh e me qa për qëndrimin zyrtar të akademikëve tanë që meqë valëviten 2 fjongo i japin dum se shkruhet për erën e veriut. APARKEAS.
Nisun prej bindjes se tjetërkush na mësoi me folë, se tjetërkush na mësoi shkrimin, se tjetërkush na mësoi për zotat, arrihet deri aty sa me mendjen top prof. Moikom Zeqo pohon se disa hebrej pasi dolën kryeshëndoshë prej detit që ju përpiu anijen, gjetën strehë e liri fetare në Vlonë, na paskan hapë brinjët e na paskan dalë këtu në mal me e qitë açik nji perëndi të tyne që gjithkund del me fytyrë të mbulueme. Abraxas
Nji punë serioze për leximin germë për germë e fjalë për fjalë ka ba studjuesi Niko Stillo që bazohet tek shqipja dhe arrin në përfundimin se janë 4 fjalë: A PAK KE AC = A PAK KE ATÇ = A PAK KE TAÇ = HA PAK KE TË HAÇ. ( Nji fjalë e urtë që e ka para gojës zotnia i shtresës ma të naltë i rrethuem prej të gjitha të mirave!?)
Avokati i këtij përfundimi, Ilir Mati ka ba dhe nji dokumentar por me korigjimin ose ma saktë leximin e të gjitha shkronjave ashtu siç shkruhen ; Α ΠΑϘ ΚΕ ΑC = A PAQ KE AC. Sikurse shihet shenjën Ϙ nuk e lexon K, por Q. Shihet se esht heqë dorë prej shembullit të sjellë me PATROKLI që shkruhet dhe PATROQLI. Janë bash vendasit, që bash vendit ku u gjet mozaiku i thonë “Bregu i qishës” e “Sheshi i qishës” dhe jo “bregu i kishës” e “sheshi i kishës. Janë po këta banorë që nuk shqiptojnë “ky” por “qy”. Nw tw folmen e tyne edhe sot be kwsaj dite tingwllon ma mirw Patroqli se Patrokli Përfundimisht mundemi me thanw se qysh në kohën e shkrimeve për Patroklin shkruesi ka vendosë shenjwn e tingullit që ka folë vetë “k” ose “q”.
lir Mati me korigjimin që ban e lexon mozaikun jo ma si fjalë e urtë me hangër pak, por me të kundërtën e saj, me hangër e me pi sa me u zhdepë. Ai e cilëson si urim mirsjelljeje; me hangër sa të mundesh se ka bollek.; HA PAQ KE TË HAÇ. Me kuptimin ha paqësisht, dalngadalë, qetësisht, pa merak se ke me hangër e me pi sa të kesh qef e çfarë të dojë zemra.
Studiuesi Etnor Canaj rikthehet në kohën kur u ba mozaiku dhe në bindjen e arkeologut që i zbuloi fytyrën këtij burri enigmatik se esht kokë reale e randësisme. Nga fakti se perandori Ilir Justiniani i I-rë, ka portret në Bazilikën e Sant’Apollinare Nuovo, Ravenna, Itali, mendon se mund të jetë portreti i tij edhe këtu.
E vërteta esht se kemi kokën e burrit që u ba perandor I bizantit me emnin Anastasi i I-rë. Koha e portretizimit esht kur ai kryente detyrën e randësishme të silentariusit (përgjegjës për rendin e qetësinë), pranë perandorit Zenon. Që ishte burrë shumë i zoti difton fakti që kur vdiq Zenoni, e shoqja perandoreshë nuk zgjodhi për burrë vëllanë e Zenos, por durrsakun paqtuer dhe e bani perandor. Se nga ç’krahinë e Durrësit e kishte origjinën familja e tij e diftoi vetw se kur mori pushtetin si me thanw e ngriti nw nji kategori ma lart Amantian si njisi vendore. Duket se lidhjet shpirtnore me te kurrë nuk i kishte këputë. Lagja “Parikë”(= pari ka = vendi ku rri paria) si dhe mozaiku saktësojnë se ai ishte me origjinë bash nga ky vend. Popullariteti e fama e tij përjetësohen me mozaikun dhe fjalët shoqnuese A PAQ = ASHT PAQ. Kujtojmë se titulli silentium ( paq, paqtor) u jepej oborrtarëve të randësishëm dhe ma vonë, në shek e 8-të, shndrohet në titull nderi për gjyqtarët. Edhe sot e kësaj dite fjala gjyqtar shoqnohet me fjalën i paqit (gjyqtar i paqit), pamvarsisht se sot përfaqsojnë shkallën ma të ulët të gjykimit, paqtimin civil.
Ne e dimë se Anastasi ishte paq(tor) në Kostandinopojë ke perandori dhe se kjo kryeqendër shkruhej Constantinopolis. Dy fjalët e para tregojnë se çfarë ishte biri i këtij vendi, A PAQ, Dy fjalët e dyta tregojnë se ku shërbente ky burrë me za. KE AC shënohet në mozaik. Në regjistrat kadastralë romakë, në gurët kilometrikë, emnat e vendbanimeve shënoheshin me iniciale, njilloj si targat e makinave sot. Gjithashtu në diçiturat e skulpturave e pikturave emnat e gjatë nuk shkruheshin plotësisht jo vetëm kur nuk kishin vend, por ishte praktikë e njoftun. Fakti historik se Anastasi ishte në Constantinopojë na shtyn të kuptojmë se shkruesi me shkronjën C përfaqëson të gjithë emnin Constantinopojë. Bashkangjitja e shkonjës A me C nuk esht gabim drejtshkrimor e as mungesë vendi, por rregull i atëhershëm në të folun e në shkrim. Shembulli ma i afërt esht emni AVLONA , që sot shqiptohet e shkruhet veç VLONA. Kështu ka ndodhë dhe me ACONSTANTINOPOJËN që sot shqiptohet e shkruhet pa A-në përcaktuese; CONSTANTINOPOL, CONSTANDINOPOL, CONSTANdINOPOJË, KONSTANdINOPOJË,
Α A
ΠΑϘ PAQ
ΚΕ KE
ΑC ACostantinopoja
A PAQ KE ACostantinopoja shkruhet në Mozaikun e Mesaplikut me shqipen e atëhershme e që lexohet pa asnji ndryshim tingëllimi me shqipen e sotme. Për parafjalën KE, që pa asnji lloj ndryshimi vazhdon të përdoret gjanësisht në të folmen e përditshme të sotme, mundemi me thanë se esht nji ndër fjalët përbashkuese të Njigjuhësisë së lashtë. Mrekullia e shqipes esht se duke përmendë tokën kuptojmë ujin. Me fjalën Mesdhe, pa përmendë ujin Njigjuhësia e atëhershme e pasueme në të gjitha gjuhët e sotme emnon ujin që ndodhet në mes të dheut (mjedi të errtës, mediterraneo). Me të njejtën mënyrë, pra pa e përmendë aspak ujin, emnon dhe ujin e madh që nuk ndodhet në mes të dheut, por në anë të tij, që e rrethon nga të gjitha anët tokën; o ke ana = okean =oceano.
Piramida e Madhe e Egjiptit kishte nji sy në maje, prandaj quhej edhe Keops =ke op = ke syni.
Pamvarësisht se nuk ka datë të shënueme se kur u shkruen këto fjalë esht kësula në kokën e burrit fisnik që dëshmon se nuk mban kunorën e perandorit, por të paqit dhe saktëson se mozaiku datohet para vitit 491, vit kur Anastasi i I-rw u ba Perandor I Bizantit. Tipari i tij i dallueshëm me dy sy të ndryshëm duket se nuk esht lanë jasht vemendjes, pamvarsisht se paraqitet në profil.
Ndoshta vetë Anastasi esht financuesi i ndërtimit të kësj kishe në kujtim të origjinës së tij.
Përfundimisht Mozaiku I Mesaplikut paraqet portretin e nji banori tipik vendas, tiparet e të cilit ruhen akoma edhe sot krejtësisht të pandryshueshme. Hundëshkabë e me mollza të dala, vigan e syshqiponjë esht labi i stërlashtë dhe i sotëm. Prijës , burrë shteti e mendtar, i rrethuem prej bollekut paraqitet në mozaik. Prijësa, burra shteti të meçëm, trima të pallës e të kangës, mikpritës sa ska ma, ka nxjerrë kjo trevë në jetë të jetëve.
Monedhë e perndorit Anastas I me portretine tij.
Tingulli q i barasvlershëm me k i shkruem ashtu siç e shqiptonte vetë artisti në fjalën
patroklos= patroqlos. (Bregu i kishës = bregu i qishës. Ky = qy)